E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Ansip: Realizoni reformat

Kryeministri Sali Berisha në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun estonez Andrus Ansip, deklaroi se ka marrë garancinë për mbështetje në integrimin e Shqipërisë, në Bashkimin Europian.

Berisha theksoi se me Ansip është diskutuar për intensifikimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat, sidomos në sektorin ekonomik, duke inkurajuar investimet estoneze ne Shqiperi.

Nga ana e tij Ansip theksoi se ka shumë vend për përmirësime në sektorin e biznesit, duke shpresuar në një bashkëpunim në këtë fushë.

Duke folur për integrimin në BE, Ansip ofroi mbështetje, ndarje eksperience dhe përvoje për Shqipërinë. Po ashtu Ansip shprehu mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave, duke vënë theksin në realizimin e reformave të mëdha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›