E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshi Skënderbej, Topalli: Jam kundër piramidave

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehet kundër projektit të ri për qendrën e kryeqytetit. E pyetur dje për projektin e bashkisë për sheshin Skënderbej, ajo pohoi se ishte kundër piramidave. Unë besoj realisht shumë dhe e dua fort ambientin. Unë, nuk kam qenë kurrë ndonjëherë partizane e piramidave, - u shpreh topalli. Deklarata e saj vjen një ditë pas vendimit të Ministrisë së Mjedisit për të pezulluar punimet në këtë shesh për shkak të mungesës së lejes mjedisore. Ministria e Mjedisit, madje ka vendosur dhe një gjobë prej 2 milionë lekësh për këtë shkelje. Edhe ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri, akuzoi bashkinë se ka shkelur ligjin, pasi zona në qendër të Tiranës është një asamble kulturore dhe sipas tij, ky vendim është marr në kohën kur Edi Rama ka qenë ministër i Kulturës. Por bashkia e kryeqytetit nuk e ka marrë parasysh këtë vendim dhe ka vijuar punimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›