E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Bashkë për të kapërcyer pengesat

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vizitoi dje në mesditë Selinë e Kryepeshkopatës së Hirshme të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në Tiranë. Bashkë me urimin e rastit, Rama ka bërë thirrje për bashkim për të kapërcyer momentet e vështira dhe krizën ekonomike - siç e cilësoi ai - në të cilën ndodhen shqiptarët. Është një ditë për të uruar njëri-tjetrin se çdo pengesë është e kapërcyeshme, se nuk ka asgjë të pamundur. Në kushtet kur shumë shqiptarë jetojnë në momente të vështira dhe në një krizë ekonomike, është dita për të uruar që të gjitha këto të kapërcehen dhe për të shprehur besimin se të gjitha këto mund të kapërcehen së bashku, - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›