Integrimi, Berisha: E duam, Lohan: Pa dialog, s'ka BE
TIRANE- Ambasadori i KE-së Helmut Lohan përcolli sërish sot mesazhin e qartë partive politike për dialog konstruktiv, si element i nevojshëm për të ecur drejt Bashkimit Europian.
Pikërisht Integrimi i Shqipërisë në familjen europiane ishte tema e konferencës “Mbështetja italiane për integrimin e Shqipërisë në BE”, e cila u zhvillua sot paradite në kuadër të aktiviteteve “Dy popuj, një det, një miqësi”. Në këtë forum ishin të pranishëm ambasadori italian Saba D’Elia, ambasadori i KE-së Helmut Lohan, kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.
"Një prej zonave ku duhet të inkurajojmë është fryma e diagolut konstruktiv politik mes të gjithë shqiptarëve, ky është i nevojshëm për të ecur përpara drejt BE- së. Fryma e dialogut duhet shfaqur mbi të gjithë në kuvend që është një vend institucional”- nënvizoi Lohan.
Zoti Lohan vlerësoi shpejtësinë e dorëzimit të pyetësorit për statusin e vendit kandidat të Shqipërsië dhe tha se reagimet e para të ndërkombëtarëve janë pozitive, por nënvizoi se “ende shumë punë në drejtim të përmirësimit të luftës kundër korrupsionit si dhe në zbatimin e legjislacionit “i cili ka mbetur vetëm në letër”
Një sektor i vecantë sipa tij që kërkon shumë vëmendje është dhe drejtësia.
Nga ana e tij kryeministri Berisha tha se 96 % e shqiptarëve duan integrimin dhe se anëtarësimi në familjen europiane është rruga më e shkurtër për të kapur kohën e humbur. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu deklaroi se 70 % e akteve ligjore shqiptare është në të njëjtën linjë me legjislacionin evropian.
(s.g/BalkanWeb)