E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 2 vajzave, shfrytezonin nje te mitur per prostitucion

TIRANë- Pranë nje hoteli luksoz ne lagjen "Don Bosko" në Tiranë, sot Policia ka arrestuar dy të reja nga Tirana, të dyshuara për "shfrytëzim prostitucioni".
Burime zyrtare të Policisë së kryeqytetit, konfirmuan sot se, "në prangat e policisë përfunduan mëngjesin e sotëm, 24 vjeçarja Orjana Këllezi si dhe vajzë që e shoqëronte".
Sipas policisë, "dy të rejat dyshohen se shfrytëzonin për prostitucion në hotelet luksoze të Tiranës një 17- vjeçare nga Shkodra, emri i të cilës, për arsye moshe, nuk bëhet i ditur”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›