Integrimi Berisha apel Rames Lexo votimin ne PE per statusin e vendit kandidat
Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të Kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.
Me mbërritjen e tij në Tiranë, Gruevski është pritur në ambientet e jashtme të Kryeministrisë nga kreu i qeverisë shqiptare, përmes ceremonialit zyrtar. Pas ekzekutimit të dy himneve të shteteve përkatëse, Kryeministri Berisha dhe homologu i tij maqedonas Gruevski kanë nisur takim kokë më kokë, i cili do të pasohet me bisedimet ndërmjet dy delegacioneve.
Marrëveshjet Shqipëri-Maqedoni Kryeministri Berisha dhe homologu maqedonas Gruevski nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy qeverive. Marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit dhe marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Trebisht-Xhepisht. Pas nënshkrimit të këtyre dy marrëveshjeve, dy Kyreministrat dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp ku vlerësuan faktin se në fokus të bisedimeve të tyre ishte pikërisht thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat. Njëkohësisht palët kanë dhënë mbështetjen e tyre në proceset integruese të Maqedonisë dhe Shqipërisë. “Sapo përfunduam nënshkrimin e dy marrëveshjeve të rëndësishme. Kjo vizitë është kontribut i ri i rëndësishëm në marrëdheniet mes vendeve. Në takimin kokë më kokë por dhe ne atë me delegacionet respektove diskutuam gjërësisht për bashkëpunimin tonë të ngushtë në proceset integruese të dy vendeve. Jemi të mendimit se Mqedonia meriton plotësisht hapjen e negociatave. Ndërkohë që Maqedonia nga ana e saj mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe sheh me interes hapat para në këtë drjetim”, vuri në dukje Kryeministri Berisha. Njëkohësisht, kreu i qeverisë shqiptare bëri me dije dhe lidhur me temat e trajtuara në këtë takim. “Diskutuam për intensifikimin e lidhjeve në çdo fushë, ramë dakord që të bëjmë përpjekje të përbashkëta për korridorin 8 për, për lidhjen e linjave të tensionit të larët. Për kompletimin në të dy anët respektove të Rrugës së Arbrit, atë të linjës hekurudhore. Qeveria shqiptare do të mbështesë interesin e Maqedonisë për projektin Transadriatik të gazit që vjen nga Azxerbajxhani. Diskutuam për bashkëpunimin në të gjitha fushat”, nënvizoi Berisha. Gjithashtu, Kryeministri Berisha ka falënderuar kryeministrin maqedonas për kohën që ka zgjedhur për të vizituar Shqipërinë pikërisht në këtë moment të rëndësishëm për vendin. Nga ana e tij, Kryeministri Gruevski vlerësoi si të shkëlqyer bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Po kështu, Gruevski konfirmoi bashkëpunim mes dy vendeve në sistemin rrugor, hekurudhor dhe në fushën e energjisë. Por sipas tij, prioritet mbetet integrimi në BE, dhe për këtë arsye Kryeministri Gruevski shprehu bindjen e tij se e ardhmja e përbashkët e dy vendeve është integrimi në BE.
Ndërkohë, gjatë seancës së pyetjeve për të dy Kryeministrat nga media e pranishme në konferencë, Berisha i është përgjigjur interesit të gazetarëve dhe lidhur me bllokimin e statusit të vendit kandidat me çështjen e Fierit, duke këmbëngulur se alternativa e vetme është mocioni në këshill, ose gjykimi i çështjes në themel. Propozime këto që sipas Kryeministri u hodhën poshtë nga opozita duke faktuar se PS synonte pikërisht bllokimin e statusit. “Edi Rama bllokoi statusin. Nëse më herët ishte një bllokim i jashtëm, pasi faktori ndërkombëtar vuri disa detyra për vendin, sot e kemi të brendshëm. Pasi dje Parlamenti Evropian votoi pro rekomandimit për dhënien e statusit të vendit kandidat. Do të doja që zoti Rama ta lexonte këtë votim. Nëse Fieri do të qëndronte si problem, pasi ai e ka bërë me dije në të gjitha instancat, ajo rezolutë do të përfshinte disa nene, por ka pas përgjigjen e se nuk ka asnjë lidhje mes Fierit dhe tre ligjet të BE. Fakti që ata nuk pranojnë mocionin dëshmoi se ata janë të kënaqur që sollën dështimin e statusit”, vuri në dukje, Berisha.
Axhenda Në kuadër të kësaj vizite do të zhvillohet edhe Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik Shqipëri-Maqedoni. Forumi do të përshëndet nga të dy kryeministrat, Berisha dhe Gruevski. Axhenda zyrtare e Kryeministrit Gruevski përfshin edhe takime me Presidentin e Republikës dhe Kryetaren e Parlamentit. Ora 09.30 Ceremonia zyrtare e pritjes në Kryeministri Ora 09.45 Takim i dy Kryeministrave Ora 10.00 Bisedimet mes dy delegacioneve Ora 10.50 Nënshkrimi i marrëveshjeve, në prani të kryeministrave Ora 11.00 Konferencë e përbashkët për shtyp Ora 15.30 Forumi i Bashkëpunimit Ekonomi, hotel “Sheraton’’, Salla “Iliria’’ II. Përshëndetet nga të dy kryeministrat.