Integrimi, Fyle viziton nesër Shkupin

Stefan Fule / Foto arkiv
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Shkup.
Fyle do të mbërrijë në Shkup për të diskutuar mbi zhvillimet politike në vend, procesin e integrimit europian, në kuadër të së cilit do të njihet me planin aksionar për realizimin e gjashtë detyrave që BE-ja i ka dhënë qeverisë së Maqedonisë, në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë.
Eurokomisioneri Fyle do të vlerësojë edhe angazhimin e deritanishëm të qeverisë maqedonase në planin e përgjithshëm dhe në realizimin e reformave. / INA