Prishen ndertimet pa leje te Parku i Liqenit
Bashkia e Tiranës ka nisur të pastrojë parkun e liqenit artificial fillimisht nga muret rrethuese dhe kioskat, ndërkohë që po verifikon subjektet që janë ndërtuar paleje me qëllimin, për të rikthyer çdo hapësirë të gjelbër në funksion të qytetarëve.
Kjo është vetëm faza e parë e rehabilitimit të Parkut të Liqenit artificial, në të cilin sipas nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti punimet do të avancojnë me ndërtimin e kanalit komunikues me liqenin e Farkës, çka do të sigurojë ekuilibrin e duhur hidrik, vënien në funksion të kolektorit të digës, zgjerimin e rrugës pedonale dhe mbjelljen e qindra pemëve të reja.
Ndërtimet pakontroll të viteve të fundit e kanë dëmtuar rëndë liqenin artificial, parkun më të pëlqyer të kryeqytetasve për të kaluar disa orë larg zhurmës e smogut, prandaj rehabilitimi i tij është renditur si një ndër sfidat e para dhe urgjente nga Bashkia e Tiranës