Islami I pamoralshem qendrimi i Rames ndaj Mejdanit

Deputeti i PS-se 6 pyetje per deshtimet e politikes se kryesocialistit Rama ne opozite edhe ne 2013-n per shkak te mosperputhjeve morale me Meten
Deputeti socialisti Kastriot Islami reagon pas kritikave te kryesocialistit Edi Rama ndaj Rexhep Mejdanit. Islami i cili eshte propozuar per tu perjashtuar nga radhet e partise e konsideron te pamoralshme kritiken e Rames per zotin Mejdani ndersa thekson se profesor Mejdani dallohet per moral dhe integritet te larte. Eumlshte jo vetem e pasakte por edhe e pamoralshme qe Rama te pretendoje se na beka analiza politike e morale nderkohe qe prof. Mejdani qe njihet e perceptohet publikisht per integritet dhe moral shume te larte na beka analiza aritmetike. Kjo nuk eshte e moralshme qe ti shesesh moral personit qe si piken me te forte ka integritetin dhe moralin dhe te tallesh duke i thene se flet aritmetikisht nderkohe qe kapaciteti yt aritmetik eshte i ulet - i drejtohet deputeti socialist kryetarit te partise. Islami rendit me tej dhe 6 pyetje per kryesocialistin Rama duke i kujtuar premtimet e pa mbajtura sic ishte ai per bashkimin e se majtes. Lidhur me qendrimin ndaj Metes Islami shton se kreu i PS-se ka bere koalicion me te vetem kur ka qene ne interesin e tij personal.
Reagimi
Deputeti i PS-se reagon pas atyre qe i quan persiatje javore te kryesocialistit Rama lidhur me bashkimin e se majtes por qe ne fakt perbejne kritika direkte ndaj Mejdanit. Islami rendit 6 pyetje per kryesociaslitin te cilat nisin nga premtimet e pa mbajtura te 2005-s e deri tek negociatat per koalicionet ne zgjedhjet e ardhshme. Perse Rama nuk e mbajti premtimin solemn per bashkimin e se majtes qe e deklaroi ne 2005-n ne zgjedhjet e vitit 2009 Kishte arsye morale dhe cilat ishin keto nderkohe qe marredheniet me Meten nuk ishin ato qe jane sot Cila eshte pergjegjesia e Rames qe nuk e mbajti kete premtim kur dihet qe bashkimi do te sillte ne pushtet te majten e bashkuar A e kishte te qarte Rama se nje koalicion PS plus LSI ne 2009-n do te nxirrte PD-ne ne opozite me jo me shume se 68 deputete Apo edhe per kete fajin e ka sistemi zgjedhor - rendit Islami pyetjet ne faqen e tij te Facebook-ut. Ai akuzon kryesocialistin se ka bere koalicione vetem per interesat e tij personale sic ishte ai i 2007-s me Ilir Meten. Cfare ndryshoi ne 2009-n qe Rama pasi kishte bere koalicion per interesin e tij personal ne 2007-n nuk arriti te bashkonte te majten sic kishte premtuar ne zgjedhjet e pergjithshme - pyet Islami. Sipas tij lekundja e kryesocialistit ne marredheniet me kreun e LSI-se duket me se miri dhe ne librin Kurban ku ai pasi e ka denigruar Meten per dy vjet me radhe i jep nje mundesi te dyte per tu bashkuar Nese nga zgjedhjet e 2013-s do te rezultoje nje rezultat i tille qe me mandatet e fituara nga PS-ja dhe me mandatet e fituara nga LSI-ja do te mund te formohet nje mazhorance qeverisese a do te pranoje PS-ja te beje koalicion me LSI-ne per te sjelle socialistet ne pushtet Apo thjesht per arsye morale do ta refuzoje dhe do ti lere socialistet edhe kater vjet ne opozite- argumenton me tej ligjvenesi socialist. Nje tjeter pikepyetje e Islamit eshte ajo nese Rama per shkak te mosperputhjeve morale me Meten a do te pranonte te vazhdonte te qendronte ne opozite edhe ne zgjedhjet e 2013-s. Kjo pasi Islami kujton se sipas rezultateve zgjedhore te 10 viteve te fundit e majta e percare ka humbur ne zgjedhjet e vitit 2005 2009 dhe 2011 ndersa ka fituar ne 2007-n kur ishte ne koalicion me LSI-ne. Kritika e radhes e Islamit eshte per deklaratat e Rame kundrejt figures se njohur te socialisteve ish-presidentit Rexhep Mejdani. Kur Rama flet per ceshtje morale me ish-presidentin Mejdani ka parasysh koalicionin Rama-Meta apo PS-LSI E thene me thjesht Rama konsideron te pamoralshme Meten apo 120 mije votuesit e LSI-se Pra Rama nuk bashkohet per arsye morale dhe vazhdon te mbaje PS-ne ne opozite se nuk mund te bashkohet me Meten apo me LSI-ne - shkruan Islami ne faqen e tij lsquoonline ndersa shton se keto jane vetem pak pyetje per te testuar moralin e permendur ne persiatjen e se shtunes. Dy dite me pare ne nje editorial ne rrjetin Twitter te titulluar Nje pyetje dhe nje perfundim kreu socialist Rama iu drejtua ish-presidentit Mejdani me nje pyetje e cila me shume pohonte se PS-ja nuk do te bashkohet asnjehere me me LSI-ne sesa kerkonte te dinte opinion e socialistit tradicional.