E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Portugalia, mbështetje Shqipërisë

Portugalia mbështet Shqipërinë në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe në liberalizimin e vizave. Konfirmimi vjen nga ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, Luis Amado, i cili ka pritur në një takim në Lisbonë homologun e tij, Ilir Meta. Gjate takimit, ministri i Jashtëm, njëkohësisht dhe zëvendëskryeministër, Ilir Meta, përshëndeti qëndrimin e Portugalisë ndaj procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe forcimit të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Amado, duke vlerësuar progresin që Shqipëria ka bërë në përmbushjen e kushteve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, deklaroi se Portugalia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë si për marrjen e statusit të vendit kandidat, ashtu edhe për përmbylljen me sukses dhe sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave. Ministri portugez vlerësoi edhe rolin për stabilitet që Shqipëria luan në rajon. Duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh, dy homologët vlerësuan se pas hapjes së ambasadës së Shqipërisë në Lisbonë, marrëdhëniet politike mes dy vendeve kanë hyrë në nivelin më të lartë të bashkëpunimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›