E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon Kaldany: IFC, asistencë në privatizime

Kryeministri Sali Berisha gjatë qëndrimit në Zagreb, u takua me Rashad Kaldany zv.presidentin e IFC-së për Azinë, Evropën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore dhe Giovanni Daniele, përfaqësuesi rajonal i IFC-së. Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për kontributin që IFC ka dhënë në realizimin e një sërë projektesh në Shqipëri, si dhe ndihmën që IFC i ka dhënë qeverisë në proceset e privatizimit dhe financimet në sektorin privat. Kryeministri Berisha e konsideroi të mirëpritur kreditimin e investitorëve privatë, sidomos në fushën e hidroenergjisë. Po kështu, Kryeministri Berisha përmendi si fusha me interes për mbështetje nga IFC industrinë e minierave, ku janë angazhuar kompani të mëdha. Rashad Kaldany, zv.presidenti i IFC-së për Azinë, Evropën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare dhe e siguroi Kryeministrin Berisha se IFC do të angazhohet në financime edhe më të mëdha në fushën e energjisë, minierave dhe sektorëve të tjerë me interes për vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›