E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Stefano Sanino sot në Tiranë për 12 kriteret

TIRANË- Drejtori i Përgjiths hëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sanino pritet të mbërrijë sot në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Qëllimi i vizitës së Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian është ecuria e punës për planin e veprimit mes BE-së dhe Shqipërisë, i cili u diskutua pak ditë më parë në ministrinë e Integrimit në praninë e ambasadorit të BE-së Ettore Sequi.

Por, gjatë takimeve, zyrtari i KE pritet të nxisë palët politike të vijojnë rrugën e bashkëpunimit për përmbushjen e 12 rekomandimeve të vendosura nga BE për marrjen e statusit të vendit kandidat.
(el.me/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›