E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji: Do deklarojnë të ardhurat vetëm të pasurit

TIRANË- Në pamundësi për të përpunuar të dhënat financiare për të ardhurat e rreth 1.6 milionë individëve, qeveria ka vendosur ta ngushtojë rrethin në afro 100 mijë deklarues të ardhurash.

Nga projektligji i miratuar javës së shkuar në komisionin parlamentar të ekonomisë, mësohet se për vitin 2011 do të deklarojnë pasurinë dhe të ardhurat personale, vetëm ata individë të ardhurat vjetore të të cilëve kalojnë shumën e 2 milionë lekëve.

"Përjashtohen nga detyrimi për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale vjetore të të ardhurave, të gjithë individët që realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet, në shumën e përgjithshme më pak se 2 milionë lekë",thuhet saktësohet në projektligjin e diskutuar në komisionin parlamentar të ekonomisë.
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›