Bulqizë, arrestohen grabitësit e shkollës

Tre të rinj janë arrestuar nga policia mesditën e sotme, pasi akuzohen për vjedhjen e një shkolle 9-vjeçare. Policia bënë të ditur se ka arrestuar, Fatos Ledhën 18 vjeç, të riun 16 vjeçar me inicialet M. C si dhe 16-vjeçarin tjetër me inicialet R. D, pasi ata janë të dyshuarit kryesor të vjedhjes së një shkolle.
Mësohet se adoleshentët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, para disa ditësh kanë grabitur shkollën 9-vjeçare “Xhevdet Doda”, duke vjedhur kompjuterat e kësaj shkolle si dhe materiale të tjera me vlerë.
Policia pas një pune hetimore, ka vënë në pranga 3 autorët e kësaj vjedhje.