Spahiu Reforma zgjedhore gjitheperfshirese
Partite e vogla kerkojne nje reforme zgjedhore gjitheperfshirese. Kryetari i Partise Levizja e Legalitetit Ekrem Sahia deklaroi ne fjalen e tij gjate mbledhjes se keshillit kombetar te kesaj partie se sistemi aktual demton votat e partive te vogla. Ne gjykojme se mungesa e konsensusit per reforma te domosdoshme eshte rrjedhoje e konfliktit politik i cili si nje sistem dypolar shkakton pasoja te renda. Eumlshte kjo arsyeja kryesore pse sistemi dypolar qe u projektua ne zgjedhjet e vitit 2009 rezultoi i pasuksesshem dhe duhet te korrigjohet sa me shpejt - theksoi Spahiu. Me tej duke folur per situaten politike ne vend Spahiu tha se ajo vazhdon te mbetet e tensionuar dhe zgjatim i klimes se konfliktit te prodhuar nga Partia Socialiste qysh pas zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009. Rikthimin e deputeteve te PS-se ne Parlament Spahiu e konsideroi te imponuar dhe demagogjik. Per te gjithe eshte e qarte se duket bllokimi i p/ligjeve qe kerkojne 3/5 e votave 84 ne Kuvend eshte ne te vertete bllokim i anetaresimit te Shqiperise ne BE - tha ai. Ne kete takim Kryetari i PLL-se Spahiu prezantoi edhe nje projekt mjaft ambicioz i cili konsiston qe 100 vjetori i Shpalljes se Pavaresise ta gjeje klasen politike ne hapesiren mbareshqiptare te unifikuar dhe pro opsionit per Bashkim Kombetar. Spahiu shtoi se ne mbeshtetje te kesaj PLL-ja do te inicioje nje tryeze mbarekombetare per te diskutuar per kete ceshtje. Takimi i djeshem i Keshillit Kombetar te PLL-se ku ishin te pranishem edhe Lartesia e Tij Princi Leka si edhe ish-drejtues dhe eksponente te Legalitetit perkoi me 116 vjetorin e lindjes se Mbretit Zog I.