PD Ndryshimet ne Kushtetute mbi baza profesionale jo emocione politike

Alibeaj Kushtetuta e 1998-s nuk cenon kompetencat e Presidentit Kreu i Shtetit nga mazhoranca qe mbreteron ne momentin e zgjedhjes
Mazhoranca mbeshtet ndryshmet ne Kushtetuten e Shqiperise vetem nese ato behen mbi baze te diskutimeve profesionale dhe jo ne baze te emocioneve politike te momentit. Keshtu pohoi dje deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj gjate nje simpoziumi per rishikimin ose jo te ligjit themeltar te shtetit. Lidhur me kompetencat e Presidentit te Republikes ligjvenesi demokrat pohon se Kushtetuta i siguron atij pavaresine e duhur per te ushtruara detyren. Alibeaj ka shtuar me tej se presidenti i ardhem i vendit do te zgjidhet nga mazhoranca.
Simpoziumi
Deshira kerkesat per te sjelle ndryshime kushtetuese te opinionit politik madje do te duhen te fokusohen mbi te gjitha ne mundesine teorike dhe praktike se sa te vlefshme mundet dhe duhet te jene ato. Te mos jene thjeshte dhe vetem deshira politike por mbi te gjitha te jene mundesi profesionale - theksoi dje ligjvenesi demokrat Alibeaj. Komenti i tij u be ne nje simpozium me eksperte dhe profesioniste te se drejtes kushtetuese organizuar nga qendra Ekipi per Edukim dhe Informim Ligjor me mbeshtetjen e OSFA-se Fondacionit te Shoqerise se Hapur per Shqiperine me qellim nxitjen dhe mbeshtetjen e debateve publike per ceshtjet qe prekin fushat kryesore te sistemit te drejtesise dhe shtetit te se drejtes ne Shqiperi. Perkundrejt propozimit te opozites per ndryshime kushtetuese Alibeaj theksoi se Kushtetuta e vitit 2008 i jep Presidentit te Republikes te gjitha hapesirat per te ushtruar funksionin e tij mbi palet pavaresisht se nga cila mazhorance zgjidhet e djathte apo e majte. Per Enkelejd Alibeajn opozita mund te perdore si arme te sajen presionin pozitiv qe mund te ushtroje gjate raundeve parlamentare te votimit te emrit te Kreut te ri te Shtetit. Alibeaj theksoi me tej se Presidenti i ardhshem do te jete nje perfaqesues i mazhorances dhe nuk do te kete asnje mundesi per ndryshimin e Kushtetutes ne kete pjese. Kemi rene pre e prodhimit te nje hibridi presidencial qe ka gjetur nje menyre komode mbylljen ne guance i sulmuar me apo pa te drejte nga tjeret. Kjo ishte ajo qe coi ne ndryshimin e kushtetutes Kjo Kushtetute ne kete pjese eshte ndryshuar por duhet te presim cfare produktesh do ti ofrojme sistemit parlamentar. E sigurt eshte se kjo formule ka aftesine per te gjetur nje individ i cili do te kete afer mendsh ate ngjyrim politik qe do te kete edhe mazhoranca qe mbreteron ne momentin e zgjedhjes se presidentit - theksoi Alibeaj. Ne kete tryeze u arrit ne perfundimin se ndryshimet kushtetuese te tri viteve me pare nuk kane prekur parimet themelore kushtetuese por ekspertet me te njohur te ligjit ne vend theksuan qe ne ate kohe thelbi i ndryshimeve nuk duhet te ishte kufizuar mes partive te medha politike.