Integrimi, më shpejt

Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni ka kërkuar që të shpejtohet procesi i integrimit të Kosovës drejt Bashkimit Europian, në të kundërtën ky do të ishte një gabim thelbësor i evropianëve.
“Do të ishte gabim fondamental po qe se Kosova mbetet shumë mbrapa në proceset e integrimeve në raport me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ministri Hyseni.
Ai ka përsëritur kërkesën që Kosovës t’i jepet sa më shpejt një udhërrëfyes për liberalizimin e vizave.
Në një konferencë shtypi në Paris, pas takimit me shefin e diplomacisë franceze Bernard Kouchner, të hënën, Ministri Hyseni ka deklaruar se do të marrë pjesë në Konferencën e Sarajevës për Ballkanin Perëndimor, kanë raportuar media ndërkombëtare.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që të mos vërë pengesa diplomatike në rrugën e Kosovës, por në vend të kësaj të ketë bashkëpunim mes dy vendeve pavarësisht dallimeve rreth statusit të Kosovës.
Statusi i Kosovës kurrë nuk do të jetë temë e bisedimeve”, ka thënë Hyseni.
Ai ka theksuar se nuk pret që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, “madje as pas pesë vjetësh”.
Ndërkaq, Kouchner ka deklaruar se është optimist se do të ketë pajtim mes dy vendeve, që do të mundësojë të ardhmen evropiane për të dyja shtetet. “Ka ndryshuar situata emocionale në të dyja anët, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi”, ka thënë Kouchner.
Të dy ministrat kanë folur edhe për nevojën dhe rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe në këtë kontekst, ata kanë folur edhe për procesin e njohjeve.
Gjatë qëndrimit në Paris, Ministri Hyseni ka zhvilluar takime edhe me ambasadorë të disa vendeve të kontinentit afrikan, që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.
“Edhe në këto takime, pas një rezymeje që u ka bërë zhvillimeve dhe progresit që Kosova ka pasur nga pavarësia e këndej, Ministri Hyseni u ka ripërsëritur bashkëbiseduesve kërkesën për njohjen e shtetësisë së Kosovës nga vendet e tyre”, ka njoftuar MPJ’ja.
Në kuadër të turneut diplomatik, Ministri Hyseni të martën është takuar në Bruksel me Komisionerin e BE’së për Zgjerim, Stefan Fule, me të cilin ka biseduar veçanërisht rreth perspektivës europiane të Kosovës, si dhe për aspekte që lidhen me pjesëmarrjen e Prishtinës në nisma dhe struktura rajonale.
Në këtë kontekst, Ministri Hyseni ka folur për masat që Republika e Kosovës ka ndërmarrë drejt zbatimit të kërkesave që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave, duke folur në veçanti për marrëveshjet për ripranim të personave dhe miratimin e legjislacionit përkatës, thuhet në një kumtesë të MPJ’së.
Në këtë takim, Hyseni ka përsëritur qëndrimin se Kosova mund të marrë pjesë në samitin e Sarajevës vetëm si palë e barabartë me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë, sipas formulës Gymnich, që është aplikuar gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE’së, vitin e kaluar në Pragë.
Hyseni dhe Fule kanë folur edhe për proceset pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.