E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi në BE detyron shlyerjen e borxhit

Borxhi duket se do të vazhdojë të negociohet edhe për shumë vite të tjera me radhë midis dy palëve. Zyrtarët e qeverisë që Kosovës nuk përcaktojnë afate kohore për integrimin e Kosovës në BE, por shprehen se ka biseda dhe debate për këtë çështje. Integrimi varet shumë edhe prej politikës së përgjithshme të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. Duke folur për ndihëm financiare të BE-së për Kosovën, ish-zëvendëskryeministri Haziri është shprehur se një pjesë e shumës së kërkuar nga BE-ja, në qoftë se realizohet, do të shfrytëzohet për shlyerjen e borxheve të Kosovës, si pjesë e ndarjes nga strukturat e ish Jugosllavisë. Në rrugën e integrimit të Kosovës në BE, probleme dhe vështirësi të shumta paraqesin çështja e krimit të organizuar, trafikimi i qenieve njerëzore, sistemi i drejtësisë dhe i gjyqësisë, kontrolli i kufijve etj., të cilat kërkojnë reforma tërësore për shtetin e ardhshëm. Komisioni Europian, përmes Planit të partneritetit europian do ta monitorojë qeverinë për mënyrën se si ajo përballet me këto sfida, duke i hartuar njëkohësisht edhe plane të reja veprimi për tejkalimin e tyre.

19 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›