Serbia: Kosova e pavarur? Duhet të paguajë 100 milionë euro çdo vit
Nenad Popoviçi, ekonomist në ekipin serb për bisedimet, thekson në një intervistë për një të përditshme serbe se borxhi i Kosovës i kushton Serbisë nga 100 mijë dollarë për ditë. Pala sërbe shprehet e indinjur për çështjen e borxhit të trashëguar pasi sipas saj, aktualisht borxhet e Kosovës po i paguan Sërbia dhe ky fakt duhet të meret parasysh. Sërbia shprehet se ndihet në keqarshje për gjendjen e mjerueshme ekonomike në Kosovë duke patur parasysh edhe borxhi që sipas shumë zyrtarëve sërbë arrin afro një miliard euro dhe që është trashëguar nga Jugosllavia e shpërbërë. Serbët pretendojnë se nëse Kosova do të shpallë pavarësinë duhet t’u paguajë nga 50 deri në 100 milionë euro për vit institucioneve të ndryshme financiare ndër të cilat janë Klubi i Parisit dhe Klubi i Londrës. Tani Serbia ua paguan pjesën e madhe kreditorëve dhe mund të vazhdojë ta bëjë këtë dhe kështu të justifikojë pretendimet për ruajtje të sovranitetit e saj mbi Kosovën.
Çfarë është ndërtuar në Kosovë me borxhet e jashtme
Gjithsesi, çështja e kthimit të borxheve të jashtme nuk do të jetë ngarkesë aq e madhe për Kosovën, shprehen ekspertët, por problemi kryesor mbetet vetëm riaktivizimi i prodhimit. Borxhin më të madh e ka Korporata Energjetike e Kosovës, përkatësisht termocentrali “Kosova B” dhe mihjet sipërfaqësore të qymyrit në Bellaqevc dhe në Dobrosellë, që duhet të kthejnë afër 321 milionë dollarë, pa llogaritur kamatën, pastaj "Trepça" (Elektroliza e Zinkut, Fabrika e akumulatorëve, Fabrika e Baterive në Gjilan dhe "Metaliku" i Gjakovës) rreth 81,3 milionë dollarë, Ferronikeli - 96,3 milionë dollarë, "Ballkani" i Suharekës - 21,3 milionë dollarë, Industria e Fijeve sintetike në Prizren - 20,7 milionë dollarë, "Printeksi" i Prizrenit - 7,8 milionë dollarë, Fabrika e Tubave në Ferizaj - 8,2 milionë dollarë, Fabrika e Radiatorëve në Gjilan dhe ndërmarrja hekurudhore – me rreth 2,2 milionë dollarë. Aktualisht korporata elektroenergjetike e Kosovës është në prodhim, por me shumë probleme, ndërkohë të gjitha ndërmarrjet e tjera janë jashtë funksionit. Madje, edhe çështja e transformimit pronësor ka mbetur e pezulluar, kështu që ka rrezik që vlera e kapitalit të tyre shumë shpejt të arrijë në zero. Ndërkohë, çdo i interesuar për pjesëmarrje në procesin e privatizimit duhet të llogarisë në obligimet ndaj huadhënësve të jashtëm.
19 Shkurt 2008