Luksi nuk njeh krizë
Në të gjithë botën ekonomia është në rënie. Eurozona lufton me krizën e borxheve. Ndërsa sektori i mallrave të luksit është në rritje. Kontributi kryesor vjet nga konsumatorët me shumë para në vendet në ekspansion.
Një xhaketë nga Burberry, një çantë nga Gucci apo një orë e fisme nga Cartier: edhe në kohë të vështira aksesorët luksozë shiten mirë. Kjo rezulton nga një studim i publikuar së fundi nga kompania e konsulencës Bain & Company në Mynih.
Në shifra ky rezultat shprehet kështu: këtë vit xhiro e mallrave të luksit në nivel botëror do të kalojë kufirin prej 200 miliardë eurosh. Rritja për këtë sektor shënon kështu plot 7 për qind. "Kjo tendencë do të vazhdojë deri në mes të dhjetëvjeçarit", thotë për DW Josef Ming, ekspert për mallrat e konsumit dhe partner tek kompania Bain & Company.
Që prej vitit 2000 Bain & Company në bashkëpunim me shoqatën italiane të mallrave të luksit "Fondazione Altagamma", studion zhvillimin e tregut dhe situatën e të ardhurave të 230 prodhuesve lider të mallrave të konsumit në botë. Studimi tregon se ky sektor është zhvilluar tashmë në një treg global. Kjo do të thotë se orët e shtrenjta, bizhuteritë me punim individual apo këpucëve të fisme të markave të njohura nuk blihen më vetëm në pak rajone të botës. Klientët aziatikë bëjnë sot më shumë se 50 për qind të xhiros së përgjithshme.
Kina - tregu më i madh në rritje
Me 2 deri 3 për qind në Evropë, 5 deri 7 për qind në SHBA dhe 2 për qind në Japoni do të rriten tregjet e konsoliduara këtë vit, thuhet në studim. Ndërkohë Kina është bërë tregu më i fuqishëm. Atje pritet një rritje prej rreth 20 për qind. "Krahas Kinës një kërkesë dukshëm e lartë për artikuj luksi do të vijë këtë vit nga India dhe Rusia", thotë Josef Ming.
Konsumatorët e mallrave luksoze në Evropë dhe SHBA po bëhen gjithnjë e më të moshuar. Ndryshe qëndrojnë punët në shumë vende aziatike: atje klientela është gjithnjë e më e re. E pikërisht këtë klientelë ka në fokus sektori i mallrave të luksit: shtëpitë evropiane të modës përpiqen të bëjnë për vete klientët aziatikë me evente spektakolare dhe koleksione të modifikuara enkas për ta.
Në total 30 për qind e xhiros në sektorin e mallrave luksoze realizohet aktualisht në vendet në ekspansion. Kështu vende si Azerbajxhani, Brazili, Indonezia, Kazakistani, Malejzia, Meksika, Afrika e Jugut, Turqia dhe Vietnami bëjnë pjesë në radhën e "tregjeve të reja për mallrat e luksit". Gjithnjë e më shumë konsumatorë në këto vende i lejojnë vetes orë, bizhuteri, rripa apo shalle të markave të njohura: "Rritja e kërkesës veçanërisht në këtë segment shpjegohet para së gjithash me tendencat e reja të produkteve dhe rritjen e kërkesës nga grupe të reja klientësh", shpjegon eksperti Ming.
Tregu i mallrave të luksit në transformim
Sipas studimit të Bain & Company tregu i mallrave të luksit është në transformim. Kjo konstatohet nga njëra anë tek shitjet. Porositë në internet janë në rritje, ndërsa shitjet në qendra tregtare shënojnë rënie. Ndërkohë janë të preferuara dyqanet e hapura nga vetë markat e njohura.
Nga ana tjetër shumë prej "markave tradicionale" u është dashur të rishikojnë strategjitë e marketingut për të qenë edhe më tej të suksesshëm, thekson Josef Ming.
Për shkak të pavarësisë ekonomike në të gjithë botën është në rritje numri i grave që depërtojnë në territorin tradicional mashkullor të artikujve "luksozë", si veshje luksi apo orë të shtrenjta. Ndërkohë që meshkujt po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje temës së modës dhe dizajnit. Sipas studimit kjo ka të bëjë edhe me faktin që veshjet e markave të njohura sot vishen më shpesh dhe jo si më parë vetëm në raste të veçanta.
(a.k/dw/BalkanWeb)