E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intelektualë dhe artistë, zërat pro Papa Benediktit XVI

Të gjithë e dinë se Papa Benedikti XVI nuk ka nevojë të mbrohet nga të tjerët sepse mbrohet shumë mirë me prezencën e tij intelektuale në botë. Por prapëseprapë ka njerëz që duan të jenë pranë tij në këto momente disi delikate. Për shembull, njeri prej tyre është kolumnisti i njohur amerikan, konservatori Ross Douthat, i cili shkruan në gazetën e mirënjohur “New York Times” një shkrim me titullin e kuptueshëm “Benedikti XVI, Papa më i mirë”. Në këtë shkrim lexohet një mbrojtje e padiskutueshme e integritetit moral dhe intelektual të Papës - që për columnist-in e famshëm as nuk mund të vihet në pikëpyetje edhe koha përpara ngjitjes në fronin e Pjetrit. Rigoroziteti teologjik që e dallon e ka manifestuar edhe në kohë më delikate, sidomos gjatë ditëve të papatit të Gjon Pali të II. Për komentatorin Douthat, ka qenë një Papë “gjithmonë i dashur” dhe “i bukur e karizmatik”, të cilit i është falur çdo gjë. Kurse për Joseph Ratzinger qysh në fillim –vijon - kishte imazhin e një “Rottweiler-i të Perëndisë”.
është pak e habitshme që kjo mbrojtje del nga gazeta “New York Times”, që ka iniciuar sulmin ndaj Kishës. Edhe pse buja mediatike mund të rifillojë nga bota anglo-saksone, është duke u krijuar një opinion transversal që mbron Papën nga sulmet e padenja. Për shembull, Hendrik Hertzberg, në revistën laike “New Yorker”, qep një shkrim me titull: “Indulgjenca”, pasi ka kujtuar Martin Luterin dhe kriza e tanishme të pushtetit dhe të kulturës së Kishës, Ai pranon se Benedikti i XVI - “është takuar personalisht me viktimat e abuzuara gjatë vizitës së tij në 2008 në Shtetet e Bashkuara”. Më tej shton se, edhe kritikët e tij pajtohen me mendimin se ai është marrë me çështjen më seriozisht se më parë ndonjëherë. Për më tepër, një peticion me firmat e 70 personaliteteve të botës frankofone po përhapet dorë më dorë.
Sulmi ndaj Papës dhe kishës, duhet thënë se ka mbledhur shumë intelektualë, filozofë, gazetarë, dramaturgë, akademikë, artistë dhe personalitete të ndryshme reth figurës dhe ministrisë që ai përfaqëson. Emrat gjenden në sajtin e internetin (www.appelaverite.Fr). Në mesin e nënshkruesve gjejmë Jean-Luc Marion, të Académie Française, profesor si në Paris, po ashtu dhe në çikago. Në një shënim të shkurtër, Ai ka shkruar se: "është e qartë se kriza e priftërinjve pedofilë është keqmenaxhuar, është e qartë se sulmet janë sh-proporcionalëe dhe krejtësisht të padrejta”. Pastaj kemi Remi Brague, profesor i filozofisë dhe anëtare e Institutit, shkrimtari Françoise Taillandier, filozofja Chantal Delsol (edhe anëtar i Institut); gjejmë aktorin Michael Lonsdale, matematikan- me medaljen Fields - Laurent Lafforgue. Dhe përsëri: Alain Joly, pastor i kishës Luterane: senatorja Bernadette Dupont, psikoanalisti Zhak Arènes.
E mbyllim me intelektualin Fabrice Hadjaj, i cili erdhi në katolicizëm pas leximit të idealeve të mëdha revolucionare dhe leximeve nihiliste të shekullit XX. Shkrimtar dhe filozof, i lindur në qytetin e Nanterre në vitin 1971 nga prindër çifutë me origjinë tuniziane, po ashtu vitin e shkuar bëri zhurmë ideja e tij për një “misticizëm të ri të mishit”. Aty ai sulmonte çdo reduktim të marrëdhënieve ne një "masturbim të ndihmuar", me atë "teknicizëm" me një “moral borgjez"” që janë në gjendje të mbyllin “dëshirën seksuale në një prezervativ”. Filozofi katolik Hadjaj përsërit se “është Kisha, e vetmja që nuk ka frikë për të lëshuar atë deri në fund”. Në tekstin e këtij apeli lexohet, mes të tjerash se “rastet e pedofilisë në Kishë janë, për të gjithë katolikët, një burim vuajtjesh të thella dhe dhimbjesh ekstreme. Anëtarët e hierarkisë së Kishës kanë gjetur në disa dossier të meta serioze dhe dështime, dhe ne përshëndesim vullnetin e Papës për të hedhur dritë mbi këto raste. Me peshkopët, të cilat janë anëtarë të njëjtë të Kishës, laikët katolikë do të mbajnë peshën e krimeve të disa priftërinjve dhe dobësitë e eprorëve të tyre; janë vënë në mënyrë të vendosur - ashtu siç Krishti na fton - për të mbajtur anën e atyre që vuajnë më shumë nga këto krime”. Dhe, duke shpresuar se e vërteta do të dalë dhe do të përballohet "në mënyrë paqësore dhe vëllazërore" çdo gjë që ka bërë të mundur këto ofendime, teksti vazhdon: “Përtej të drejtës së informimit, e cila është e ligjshme dhe demokratike - ne - si të krishterë vetëm mund të vërejmë re me trishtim, por edhe si qytetarë, që shumë media në vendin tonë (dhe në përgjithësi në Oksident) i trajtojnë këto raste me paragjykim, ose me mungesa të theksuar të njohurive.
Nga përmbledhjet, sintezat dhe përgjithësimet, tabloja e Kishës e cila është duke u bërë aktualisht nga shtypi i përditshëm nuk i ngjason fare asaj çka jetojnë sot të krishterët katolikë”. Duhet të shtohet se - një burim i afërt me Patriarkanën e Moskës – citohet të thotë se akuzat kanë qarkulluar vetëm në forma të reduktuara në kishën katolike të Polonisë (është marrë më shumë me deklaratën e lëshuar nga zëdhënësi i Vatikanit ), kurse bota skandinave e ka injoruar fare këtë ceshtje. Në Rusi është shfaqur në disa rreshta në agjencitë dhe nuk është zgjeruar ose komentuar në shtyp. Sajti i Izvestia nuk foli fare për këtë gjë, po gjithashtu Pravda, si radio dhe televizionet nuk kishin asgjë për të thënë. I vetmi kuriozitet, e cila ka tërhequr një interes të moderuar, ka qenë në lidhje me idenë e marrjes në pyetje dhe vendosja e prangave Papës. Kjo ishte e vetmja mënyrë që lajmi të dilte.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›