Intelektualët mbështesin Referendumin për Mbrojtjen e Kushtetutës
Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës organizoi dje paradite në ambientet e Universtitetit Europain të Tiranës, një tryezë të përbashkët diskutimi për çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe pasojave të tyre. Në tryezën e debatit morën pjesë, ish-Presidenti i vendit, Alfred Moisu, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, analisti Ardian Klosi, Andrea Stefani, Artur Zheji, që është dhe Kryetar i Komitetit të Kushtetutës, analistët Mustafa Nano, Adri Nurellari, Henri Çili, deputeti i PS-së, Luan Memushi, si dhe përfaqësues nga LSI, Zv.Kryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi, deputeti Spartak Braho, Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili, Nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra, deputeti Ndre Legisi. “Gama e gjerë mbi të cilën u ndryshua Kushtetuta nuk ishte me amendim, kjo është një plugim i thellë, i Kushtetutës, që nuk mund të bëhej pa marrë mendimin e sovranit, fjalë me të cilën abuzojnë politikanët tanë, por kur vjen puna për ta pyetur vërtetë sovranin, se çfarë do ai dhe se si e gjykon ai, ai nxirret jashtë radhës, jashtë tryezës”, theksoi ish-kreu i shtetit, Alfred Moisiu. Po ashtu, Zëvendëskryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi u shpreh se ndërhyrjet e thella të bëra në Kushtetutë janë pikërisht për të vërtetuar funksionimn real të këtij sistemi bipartiak. Ndërkaq, edhe analisti dhe anëtari i komitetit, Andrea Stefani shprehu vlerësimin për LSI-në si një forcë e tërë politike mbështet publikisht Kushtetutën, jashtë synimeve dhe bindjeve të saj politike. “LSI mbron Kushtetutën dhe nuk e bën për luftë politike. Unë do të bëhem me LSI-në, do të bëhem me qytetarin, me fshatarin dhe me këdo që mbron Kushtetutën”, tha ai.
16 Korrik 2008