Mediu: Ligji shqiptar nuk ndalonte shitjen e fishekwve kinezw
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu reagoi dje pas fakteve te bera publike nga ambasadori amerikan në Shqipëri Xhon Uidhers lidhur me një bisedë mes tyre. Në këtë bisedë Mediu i ka kërkuar Uidhers pengojë investigimin për origjinën kineze të fishekëve që çoheshin në Afganistan. Sipas Mediut ligji shqiptar nuk e pengon shitjen e armatimit kinez apo rus. Mediu tha se MEIKO ka shitur municione dhe armatime që prej fillimit të viteve 1990 dhe vazhdon ta bëjë atë ende sot e kësaj dite këtë tregti. Reagimi i Mediut lë të kuptohet se ai ka qenë në dijeni të faktit se nga Shqipëria drejt Afganistanit po çoheshin fishekë kinezë. Ngelet ende e paqartë nëse kjo e ngarkon me përgjegjësi Mediun duke pasur parasysh që shteti amerikan e ndalon tregtimin e armatimit dhe municioneve kineze për trupat e tyre dhe forcat aleate.
Nga ana tjetër në pohimet e Efraim Diverolit, si president I AEY-së i cili po hetohet për mashtrim me tenderët e Pentagonit nga drejtësia amerikane, ka deklaruar se ai vetë nuk dinte që shqiptarët po i jepnin armatime kineze. Në pohimet e tij të mëvonshme Diveroli nëpërmjet avokatit të tij ka shmangur përgjegjësitë nga vetja në lidhje me fishekët që ai nga Shqipëria i çonte në Afganistan në kundërshtim me ligjin Amerikan. Mediu në deklaratën që bëri sot për televizionet kombëtare refuzoi të bënte komente mbi pohimet e ambasadorit Withers. Ai gjithashtu nuk ofroi detaje mbi pretendimet e ambasadorit Withers për të cilat Mediu i ka kërkuar që të pengojë një reporterë të New York Times për të inspektuar dërgesat me fishekë që ndodheshin në aeroportin e Rinasit në Tiranë për tu dërguar më pas në Afganistan.
16 Korrik 2008