Intelektualët shqiptarë si imituesit e Elvis Presley dhe surrogatizmi intelektual si moda e mendimit shqiptar
Nga Kastriot MYFTARAJ
Moda historike e mendimit shqiptar në shekuj ka qenë imitimi, surrogati. Derisa shqiptarët janë një nacion (komb) i vogël, kjo nuk do të kishte pasur asgjë të keqe, sikur të mos ishte bërë në mënyrë krejt të panatyrshme dhe pa rezultat. Trillet e historisë bënë që shqiptarët të gjenden në vendkalimin e linjave tektonike kulturore që ndajnë Perëndimin me Lindjen, botën katolike me atë ortodokse dhe islamike. Kur u nda Perandoria Romane, në shekullin IV pas Krishtit, sipas formulës së ekuilibrit të brishtë të stabilizuar mes Romës dhe Konstantinopolit, ekuilibër që përfshinte dhe ekuilibrin mes dy qendrave fetare të Krishterimit, veç atij mes dy qendrave politike, trojeve shqiptare u takoi që të jenë nga ana kishtare, çka do të thotë edhe kulturore, me Romën. Drama e identitetit kulturor të shqiptarëve fillon me prishjen e këtij ekuilibri.
Duke filluar që nga fundi i mileniumit të parë në trojet shqiptare pati një invazion kulturor të mbështetur nga shtete që e shikonin fenë dhe kulturën si ideologjinë e tyre, në fillim Perandoria Bizantine dhe pastaj ajo osmane. Këto dy kultura globale u munduan t i formësojnë shqiptarët sipas modelit të tyre, bizantin ortodoks dhe osman islamik. Se cili është rezultati, kjo duket pas 13 shekujsh invazioni kulturor bizantino-ortodoks dhe gjashtë shekujsh invazioni kulturor osmano-islamik. Sot trashëgiminë e invazionit kulturor bizantin e ka marrë Greqia, ndërsa atë të invazionit kulturor osman e kanë marrë vendet arabe.
Të gjendur përballë këtij invazioni kulturor, i cili ushtrohej nga shtete të cilët ndiqnin parimin sipas të cilit u vendos paqja pas luftërave fetare europiane të shekujve XVI-XVII, E atij që është shpata (sundimi), e atij është dhe feja, shqiptarët, të cilët u bënë shënjestër e këtij agresioni kulturor, u përpoqën që të përshtaten, për të mbijetuar, ashtu siç bënë gjermanët e kohës së Luftës Tridhjetëvjeçare. Kështu lindi kultura e surrogatit, e imitimit, në mendimin shqiptar, e cila vazhdon dhe sot. Shqiptarët nuk mund të bëheshin realisht as të krishterë ortodoksë dhe as muslimanë, se ata nuk kishin kaluar nëpër procesin e formësimit të shpirtit të popujve të krishterë ortodoksë dhe muslimanë. E shumta që mund të bëheshin shqiptarët ishte që, për t u përshtatur, të bëheshin surrogatë-ortodoksë dhe surrogatë muslimanë, siç edhe u bënë dhe siç janë edhe sot ata që pretendojnë se janë të krishterë ortodoksë, ose muslimanë.
Kur me iluminizmin europian filluan të dalin ideologjitë laike, shqiptarët e mësuar reaguan sipas stereotipit të tyre mendor, duke imituar rrymat e mendimit europian, një modë kjo që e vazhdojnë edhe sot. Ata që quhen si rilindasit shqiptarë që imituan iluministët francezë nuk u bënë iluministë, por vetëm surrogat-iluministë, për shkak se të quajturit rilindasit shqiptarë nuk qenë formuar në mjedisin kulturor ku qenë formuar iluministët perëndimorë, por në mjedisin surrogat bizantin dhe surrogat -osman, i cili ishte aq larg mjedisit kulturor perëndimor, sa ç mund të imagjinohet. Ky deformim, do të ishte baza e formimit të mendimit shqiptar në vitet pas krijimit të shtetit shqiptar. Mendimi shqiptar i viteve 20- 30 të shekullit të kaluar është asgjë më tepër se surrogat-mendim perëndimor. Mendimtarët shqiptarë të kësaj periudhe u ngjajnë atyre imituesve të Elvis Presley, të cilët mburren se sa mirë e imitojnë këtë artist të madh. Por çdo gjë tek këta imitues të Elvis Presley është artificiale, e panatyrshme, e rreme, pa vlerë reale. Mendimtarët shqiptarë të kësaj periudhe citojnë pa kursim studiues perëndimorë, propozojnë modelet e tyre për Shqipërinë, pa arritur që ta kuptojnë, ose duke bërë sikur nuk e kuptojnë se kjo nuk kishte asnjë lidhje me realitetin shqiptar të kohës. Para se të sillje modele nga Europa perëndimore, siç bënin këta burra të zgjuar, duhej t i përgjigjeshe pyetjes se përse këto modele u zhvilluan në shoqëritë europerëndimore dhe jo në atë osmane, nga e cila kishte dalë Shqipëria. Kjo sillte në pyetje psiken e kombeve, të formuar në një proces kulturo-historik të caktuar dhe të ndryshëm.
Madje as modeli i Turqisë së Ataturkut, të cilën e sillte si shembull me shumë pasion Branko Merxhani, nuk vlente për Shqipërinë e kohës. Merxhani harronte se Ataturku trashëgoi si Turqi atë pjesë qendrore të Perandorisë Osmane, ku reformat modernizuese të Tanzimatit, të nisura në mes të shekulli XIX kishin dhënë më tepër rezultat se në periferi të perandorisë, siç ishte Shqipëria, ku vrulli fillestar i reformave kishte rënë. Ataturku ishte në krye të një vendi të madh me resurse pakrahasimisht më të mëdha se Shqipëria, edhe në raport me popullsinë. Ataturku zgjodhi si fjalën-kyç për transformimin e vendit të tij fjalën disiplinë, ndërsa kulturën perëndimore e pa si dytësore, si nënprodukt, si imazh. Ndërsa intelektualët shqiptarë bashkëkohës të tij kishin parësore fjalën kulturë.
Në Shqipërinë e periudhës së midis dy luftërave botërore, moda dominuese e mendimit shqiptar ishte surrogatizmi absurd. Kësaj mode i përkisnin të gjithë intelektualët, si ata me prirje liberale perëndimore, ata me prirje komuniste, ata me prirje fashiste, deri edhe mendimtarët katolikë. Intelektualët, apo më saktë surrogate-intelektualët me prirje komuniste bënin gabim historik të mendimit shqiptar, duke e parë komunizmin si të zbatueshëm në Shqipëri. Komunizmi ishte një doktrinë e përpunuar për t u zbatuar në një shoqëri urbane industriale perëndimore dhe jo në një shoqëri të prapambetur agrare të porsadalë nga një perandori islamike, siç ishte Shqipëria e asaj kohe. E njëjta gjë si për komunizmin vlente edhe për fashizmin, i cili gjithashtu ishte një doktrinë e përpunuar për një vend perëndimor industrial.
Një gabim të ngjashëm në thelb bënin edhe mendimtarët katolikë, kur insistonin se pikënisja duhet të ishte tek kultura dhe se shqiptarët duhet të orientoheshin nga një kulturë perëndimore, duke ofruar për këtë kulturën katolike shqiptare, të cilët ata po e ndërtonin vetë me durim si një katedrale madhështore. Ajo që nuk kuptonin, ose që nuk u pëlqente ta kuptonin mendimtarëve katolikë shqiptarë të asaj kohe ishte se një shoqërie nuk mund t i japësh një identitet kulturor me tjetër mënyrë përveç që të jetë rezultat i përpjekjeve të kësaj shoqërie për krijimin e kulturës së vet. Kultura reflekton shpirtin e një populli dhe nuk mund t i japësh një populli një identitet kulturor që nuk del nga shpirti i tij. Projekti i mendimtarëve katolikë të asaj periudhe dukej edhe më absurd po të mendosh që ata i ofronin një model kulturor krejt nacionit (kombit) në një kohë që 90% e popullsisë katolike të Shqipërisë ishte një popullsi fshatare e prapambetur, fisnore, analfabete, për të cilën ky model kulturor ishte një gjë krejt e pakuptueshme.
Kur lexon mendimtarët shqiptarë të viteve 20-30 të shekullit të kaluar, ajo që të habit dhe të trishton është se ata thjesht nuk parashikuan asgjë nga katastrofa komuniste që do t i vinte vendit vetëm pak kohë më vonë nga periudha kur shkruanin ata. A mund të merret kjo si tregues i mosbesimit të tyre tek përpjekjet intelektuale të llojit të surrogatizmit, pra se ata nuk besonin se sivëllezërit e tyre surrogatistë komunistë, do të kishin sukses? Ndoshta. Branko Merxhani, në vitin 1937, pra shtatë vjet para se komunizmi të vinte në pushtet në Shqipëri dhe dy vjet para se të shpërthente lufta botërore, e cila e favorizoi ardhjen në pushtet të komunizmit shqiptar, jo më pak se në Rusi dikur, do të shkruante esenë intelektualisht katastrofale Pse nuk jam marksist? Në këtë ese Merxhani kërkon të tregojë se përse komunizmi nuk mund të ketë sukses dhe sjell më tepër dëme se të mira kur zbatohet në një shoqëri. Merxhani e shikon si krejt të pamundur ardhjen në pushtet të komunizmit në një vend si Shqipëria. Ndoshta ka qenë xhelozia prej surrogate-intelektuali, ajo që nuk e la Merxhanin të shikojnë se në Shqipëri mund të zbatohej fare mirë modeli i surrogatistit rus, Leninit, i cili e makiavelizoi marksizmin, duke e shndërruar në një doktrinë për marrjen e pushtetit me puç, në çdo lloj shoqërie, sado e prapambetur që të ishte ajo.
Me fillimin e