Kur shkelet kontrata
Ajo çka bëri kongresi javën e kaluar, i tejkalon kufijtë e shteteve të bashkuara. Imagjinoni një qeveri që studion ambientin e biznesit dhe shikon një kompani të veprojë në një mënyrë që qeverisë nuk i pëlqen dhe për këtë arsye bllokon të gjitha asetet e kompanisë në emër të interesit publik. Dinjitari më i lartë i politikës dhe i qeverisë deklaron: “Qeveria është këtu për të mbrojtur interesat e publikut dhe jo të të pasurve”.
Nansi Pelosi, apo jo?
Gabim!
Ky është kryeshefi i hajdutëve venezueliane, Hugo Çavez, që shpjegon arsyet pse qeveria mori nën kontroll asetet e kompanive private të mullinjve të orizit gjatë këtij muaji. Hugo i vjetër ngjan shumë me zonjën kryetare të Parlamentit, gjatë thirrjes që ajo u bëri anëtarëve të Kongresit për të taksuar bonuset që morën ekzekutivët e AIG-së dhe të tjerët. A nuk tha ajo: “Nuk është aq e ndërlikuar, thjesht duam pas paratë e taksapaguesve”. Sigurisht që në vështrim të parë bonuset janë indinjuese.
Por të pëlqen apo jo, bonuset ishin pjesë e kontratave të detyrueshme. Tani kongresi hedh valle për të rishkruar rregullat pas fakteve.
Tashmë taksa e konfiskimit i thotë të gjithë botës së qeveria e Shteteve të Bashkuara me kënaqësi do të prishë kontratat private në rast se kjo ka përfitim politik.
Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për AIG.
Hidhini një sy planit të Presidentit Obama për strehimin. Ky plan i jep të drejtë gjykatësit që të vendosë mbi vlerën e një kredie.
Kjo është një gjë e mirë për atë që ka marrë një shtëpi me kredi, por çfarë faji ka në këtë mes ai që dha kredinë me garancinë racionale në atë kohë që qeveria nuk mund të ndryshojë kontratën e kushteve në përfitim të atij që mori para borxh?
Kjo krijon një ambient kaotik në biznes, pasi askush nuk e di nëse kontrata që nënshkroi dje, nesër do të jetë e zhvlerësuar apo e përforcuar.
Dhe meqë po diskutojmë për shkurajimin e investimeve dhe ngadalësimin e ringritjes ekonomike.
Një sondazh i Bankës Botërore që shikon vendet më të mira për të bërë biznes, rendit Shtetet e Bashkuara në vendin e 3-të dhe Venezuelën në vendin e 174-t. Ndërmjet faktorëve që vendosin renditjen, janë “mbrojtja e investitorëve” dhe “forcimi i kontratave”.
Por ngjarjet e fundit në Uashington sugjerojnë se qeveria federale nuk është më e besueshme se do të mbrojë të dyja këto pika.
Kjo nuk është një çështje e parëndësishme.