Edi Rama, leje ndërtimi klienteliste, bashkia e Tiranës qendra e kartelit mafioz të ndërtimit

Lejet e ndërtimit të ditës së dielë, për miqtë dhe ortakët e kryesocialistit
Më në fund kryebashkiaku i Tiranës filloi të japë leje ndërtimi para fushatës zgjedhore. Ditën e diel ky kryebashkiak në mënyrën më të papritur mblodhi KRT dhe mori vendim për të dhënë leje për 26 subjekte. Ky veprim i ndërmarrë nga kryebashkiaku i Tiranës është kontestuar nga mazhoranca qeverisëse e cila ka deklaruar se nuk do i njohë këto leje. Ditën e diel ka reaguar ministri Olldashi dhe ditën e djeshme ka reaguar zëdhënësi i PD, Aldo Bumçi, të cilët kanë akuzuar kryebashkiakun e Tiranës për klientelizëm në dhënien e lejeve të ndërtimit. Sipas demokratëve Edi Rama filloi të subvencionojë klientelën e tij për ta pasur gati për fushatë zgjedhore. I menjëhershëm ka qenë edhe zëri i bukur reagues i zëdhenësit të kryetarit të Bashkisë, Eduart Shalësi. Ky i fundit ka deklaruar se Bashkia e Tiranës punon dhe ditën e diel, jo si Berisha që i ka orët e numëruara. Që nënkryetari i Bashkisë së Tiranës është një papagall zëbukur këtë e kemi dëgjuar të gjithë, që ky nënkryetar Bashkie është dhe një imitator deri në palaçollëk i kryetarit të tij edhe këtë e dimë të gjithë, por që një funksionar teknik të shndërrohet në masovik partie kjo të çudit me paradoksin bashkiak partiak socialist. Në fakt, nuk ka ndodhur ndonjëherë që Edi Rama të mbledhë KRT me kaq ngut, por mesa duket tashmë kryebashkiakut i duhen para për zgjedhjet dhe duhet të hapë fronte pune për miqtrë e tij. Pasi e la Tiranën të bllokuar për thuajse tre vjet, ku qindra firma ndërtimi ngelën pa punë në saj të bllokazhit të klanit Rama, më në fund kryebashkiaku u kujtua të hapë dyert e KRT. Pasi e bllokoi industrinë e ndërtimit për tre vjet me radhë për të mbajtur pa lëvizur çmimet stratosferike të apartamenteve dhe pasi përmbylli me sukses shifrën zero të ndërtimit të apartamenteve për të pastrehët, kryesocialisti-kryebashkiak vendosi të lëshojë pe për disa firma ndërtimi. Nëse vëmë re me vëmendje klienetelizmi i lejeve të ndërtimit është evident në mbledhjen e radhës së KRT që kryeson Edi Rama. Tashmë miqtë e tij me të cilët ndan pazaret ishin në top-listën e lejeve të miratuara. Disa prej tyre ndajnë edhe pazaret me kryebashkiakun ashtu si disa të tjerë kanë detyrime të tjera politika ndaj tij. Mjafton të shikosh emrat e firmave të mëposhtme në QKR, mund të marrësh vesh shumë mirë se kujt i janë dhënë lejet e ndërtimit nga Edi Rama. thuajse 85 përqind e emrave që janë në listën e lejeve të dhëna të dielën janë të gjithë miqtë dhe ortakët e biznesit të Edi Ramës. Pavarësisht lejeve të dhëna ditën e diel, një fakt është i qartë, që bashkia e kryeqytetit është shndërruar në qendrën e mafies së ndërtimit të Edi Ramës&CO
*********************************************************************
Bumçi: Qeveria nuk do të njohë lejet e ndërtimit të lëshuara nga Rama
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike akuzon kreun e Bashkisë, Edi Rama se ka shfrytëzuar ditën e pushimit për të mbledhur Këshillin e Rregullimit të Territorit të Tiranës, për miratimin e një sërë lejesh ndërtimi. Sipas tyre, Rama merr ryshfet për çdo leje ndërtimi dhe kjo është edhe arsyeja, se pse nuk ka ende një plan rregullues për kryeqytetin. Debati i ashpër midis Ramës dhe mazhorancës vazhdon serialin e tij, pas buxhetit të bashkisë, tani Partia Demokratike ka përqendruar sulmin e saj politik drejt kryebashkiakut për dhënien e lejeve të ndërtimit nga Këshilli Rregullues i Territorit të Tiranës, që u mblodh në mënyrë të paligjshme ditën e diel, pasi ishte ditë pushimi. "Edi Rama zgjodhi ditën e festës zyrtare, në kundërshtim me të gjitha ligjet e vendit, për të mbledhur KRT-në e tij dhe për të dhënë 30 leje ndërtimi, me të cilat ai përfiton në varësi të vendit të ndërtimit nga 100 mijë euro deri në dy kate ndërtim", deklaroi për mediat zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi. Sipas tij, PD dënon ashpër këtë veprim dhe bën të ditur ndër të tjera se qeveria nuk do të njoh këto leje ndërtimi, që sipas tij janë vijimi i korrupsionit nga ana e krybashkiakut Edi Rama. Grupi parlamentar i PD dënon këtë akt amoral, të paligjshëm, si një megakorrupsion të zotit Rama si dhe informon ndërtuesit, të cilët kanë marrë këto leje se praktika e ditës së festës nuk do të pranohet nga kjo shumicë qeveritare prandaj ti kërkojnë zotit Rama tu kthejë mbrapsht kaparin dhe ryshfetin që u kanë dhënë ditën e diel, theksoi Bumçi. Ai ka kritikuar këtë veprim duke e lidhur ngushtë atë me mosdorëzimin e planit rregullues të Tiranës, ku sipas tij me këtë veprim Edi Rama faktoi edhe një herë se politika e re është politikë e ryshfetit. Me këtë veprim ai u kërkoi qytetarëve të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë se pse ai nuk e dorëzon planin rregullues të Tiranës, tha Bumçi. Ditën e diel, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës ka miratuar 47 kërkesa për leje ndërtimi, 27 prej të cilave kërkesa të investitorëve privatë dhe të tjerat investime publike. Anëtarët demokrat të këtij këshilli, akuzuan pjesën tjetër të majtë, se kishte miratuar me shpejtësi dhe në mënyrë klienteliste.
***************************************************************************
Shalsi: Berishës po i rreshket toka nën këmbë, Bashkia punon edhe ditë pushimi
Por këto deklarata nuk kishin sesi të anashkaloheshin nga Bashkia Tiranë, e cila e ka cilësuar normale mbledhjen e Këshillit ditën e diel. Menjëherë pas akuzave , ka reaguar nënkryetari Eduart Shalsi, i cili akuzon kryeministrin Berisha se ka humbur arsyen, pasi, siç thotë ai, liderit të mazhorancës po i rrëshqet toka nën këmbë dhe si rezultat ndodhet në llumin e dëshpërimit. Sipas Shalsit, Bashkia është institucioni që kur ka punë, punon edhe në ditë feste për tu shërbyer qytetarëve. Bashkia e Tiranës punon dhe në ditë festë ndërkohë, që Berisha shan dhe shpif. E vetmja gjë që zëdhënësit e koalicionit të Gërdecit dinë të bëjnë, është zbatimi i urdhrave të padronit Berisha, theksoi Shalsi përpara gazetarëve.
********************************************************************************
MPPTT: Rama përdor lejet e ndërtimit për të financuar ambiciet e tij elektorale
Në lidhje me vendimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Tiranës, ka reaguar menjëherë pas mbledhjes edhe Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, e cila nëpërmjet një deklarate ka theksuar se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të frenuar keqpërdorimin politik të Bashkisë, sipas parimit, një pallat një votë. Në një akt të paprecedent Kryetari i Partisë së Bashkisë mblodhi të dielën Këshillin e Rregullimit të Territorit të Tiranës dhe aprovoi në rreth 2 orë, 30 leje ndërtimi për godina shumëkatëshe, duke vërtetuar katërcipërisht faktin që në themel të mosmiratimit të Planit Rregullues të kryeqytetit qëndron vendosmëria e Z. Rama për të keqpërdorur pushtetin e tij për leje ndërtimi klienteliste dhe për të financuar me këto leje ambiciet e tij elektorale, thuhet në deklaratën për shtyp të kësaj ministrie. Ndër të tjera në këtë deklaratë bëhet e ditur se prej muajsh me radhë, ne po kërkojmë që Plani Urbanistik i Tiranës të ndjekë procedurat e miratimit, në mënyrë që kryeqyteti të mos zhvillohet sipas trilleve elektorale dhe nevojave për para të Edi Ramës. MPPTT deklaron se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të frenuar keqpërdorimin politik të Bashkisë sipas parimit një pallat një votë. Ne do të përdorim çdo mekanizëm administrativ dhe ligjor dhe do të bëjmë nul të gjithë vendimet e dala nga pazari i së dielës në KRRT e Bashkisë së Tiranës. Asnjë vendim nuk do të mund të merret me votat e blera të KRRT-së Bashkisë për sa kohë Plani i Përgjithshëm Rregullues nuk dorëzohet dhe nuk futet për procedurat e shqyrtimit e të miratimit.
***********************
Vendimet e KRRT
Leje Ndërtimi për Objekt 8 Kat Rr. Kavajës Ndërtues DELTA KONSTRUKSION
Shesh Ndërtimi për Objekt 6 Kat Rr. Don Bosko
Shesh Ndërtimi për Objekt 9 Kat Rr. Mihal Grameno
Shesh Ndërtimi për Objekt 7 Kat Rr. Kavajës
Shesh Ndërtimi për Objekt 6 Kat Rr. Fabrika e Qelqit Kombinat
Sh