E Diel, 1 Nëntor 2026

Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit",. Mirush Kabashi: Monodramat, sfida unike në jetën e një aktori

>Me Zotin Ibrahim, aktori i njohur Mirush Kabashi zbret në skenën e Teatrit Kombëtar, në datat 30, 31 janar dhe 1 shkurt

Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" titullohet monodrama që risjell këtë fundjavë në skenën e Teatrit Kombëtar aktorin e njohur Mirush Kabashi. Kjo pjesë i përket njërit prej autoreve më të njohur francezë, njëkohësisht njërit prej viganëve të letrave në botë. Në Durrës u shfaq premiera dhe janë dhënë gjashtë shfaqje, ndërsa në Tiranë ne kemi dhënë vetëm një shfaqje me një spektator të zgjedhur përpara Vitit të Ri. Tani shfaqja do të ngjitet sërish në skenën teatrore. Shfaqja në Tiranë mund të quhet premierë, sepse do të fillojë dhënia e shfaqjes për spektatorin artdashës, tregon aktori Kabashi. Për monodramën Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" ai ka punuara pesë vjet, duke sjellë një vepër artistike me vlera për spektatorin. Më kanë tërhequr shumë elementë tek kjo monodramë. Jam marrë me të për pesë vjet, që nga periudha e kohës për ta dramatizuar, sepse vepra nuk është një vepër dramaturgjike, por është një vepër letrare. Më pas në zgjedhjen regjisoriale në konceptimin e veprës dhe deri në realizimin e saj në qytetin Durrësit, dhe tashmë rifillimin në Tiranë, shprehet ai, duke shtuar më tej se: Monodramat janë sfida që mund të jenë unike në jetën e një aktori. Për monodramën e parë Apologjia e Sokratitmua më është dashur 20 vjet për të punuar, për këtë pesë vjet. Autori i monodrmës Erik Emanuel Schmitt është një emër i njohur në dramaturgji dhe në letërsi. Është një vlerë e jashtëzakonshme dhe është një prej emrave më të mëdhenj të letërsisë. Është vetëm 48 vjeç dhe është doktor në Filozofi, është jo vetëm dramaturg, por dhe letrar dhe studiues, i cili dhe renditet ndër emrat më të mëdhenj që ka letërsia franceze në shekuj, tregon për autorin Mirush Kabashi. Autori i kësaj pjese Erik Emanuel Schmitt është një autor francez, me origjinë çifute. Schmitt është një shkrimtar shumë i njohur dhe i suksesshëm në Francë, edhe pse kjo është një pjesë letrare që mund të quhet mini-roman ose novelë është bërë i mundur adaptimi i saj për ta vënë në skenë. Kjo monodramë është vënë në shumë skena të botës, në shumë teatro të njohur të çdo këndi të saj. Vetëm në Gjermani ajo është vënë në skenat e 20 teatrove të ndryshëm. Disa nga shtetet ku kjo pjesë ka pasur sukses janë Amerika, Japonia, Turqia, etj, etj. Kudo ku është shfaqur pjesa ka pasur shumë sukses dhe është mirëpritur. Mbi këtë subjekt, Franca ka xhiruar një film. Aktori Mirush kabashi e ka konsideruar një sfidë të dytë për karrierën e tij këtë monodramë, pas suksesit që pati me "Apologjinë e Sokratit". Për herë të parë "Apologjia e Sokratit", e interpretuar me mjeshtëri nga Kabashi, u shfaq në dhjetor 1997 për të "shëtitur" më pas në Kairo, Prishtinë dhe në të gjitha trevat e Kosovës, në Toronto, Vjenë, Beograd, Ohër, Manastir, deri në Kiev të Ukrainës. Ndërsa në 22 janar, mjeshtri i skenës shqiptare e interpretoi monodramën "Apologjia e Sokratit" për emigrantët shqiptarë si dhe për qytetarët grekë në vendlindjen e Sokratit, në Athinë. Në monodramën "Apologjia e vërtetë e Sokratit" të shkrimtarit grek Kostas Varnalis. Me këtë shfaqje dhe në interpretimin e kësaj figure, Kabashi ka korrur vlerësimet më të larta të jurive dhe të kritikës në aktivitetet dhe festivalet ndërkombëtare ku ka marrë pjesë, si në Kajro (1997), Kiev (2005), Toronto (2003), Prishtinë (2003), Beograd (2004), Vjenë (2005), Plovdiv (2007), etj. Ndrëkoëh që në monodramën Zoti Ibrahim dhe Lulete Kuranit, motivet që kanë e kanë bërë aktorin të vërë në skenë këtë pjesë kanë qenë pikërisht mesazhet njerëzore që ajo përcjell, mesazhe që janë të nevojshme për psikologjinë shqiptare, mesazhe që formojnë anën njerëzore, që i drejtohen realitetit të dhimbshëm, realitet që ka të bëjë me psikologjinë e përftimit në pikëpamjen materiale. Ndonëse si vepër letrare është një roman i shkurtër, "Zotri Ibrahim dhe lulet e Kuranit" është vënë në skenë në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme të botës. Madje në Francë është përshtatur edhe si film, ku rolin e Zotëriut Ibrahim e ka interpretuar aktori i madh hollivudian Omar Sharif, i cili është nderuar për këtë rol me "Çmimin e Paqes" nga OKB. Që nga viti 1999, kjo pjesë është vënë në skenë në disa qindra teatro e në disa dhjetëra vende të botës si në Turqi, Gjermani (në dhjetëra teatro), Francë (në dhjetëra teatro), Belgjikë, Spanjë, Rusi, Izrael, Sh.B.A., Argjentinë, Poloni, Bullgari, Luksemburg, Zvicër, etj. Duke komentuar veprën e tij autori 48 vjeçar francez Eric-Emmanuel Schmitt shkruan se: Është folur shumë rreth faktit që në këtë pjesë djali është hebre dhe dyqanxhiu është mysliman. Unë e kam bërë me dashje një paraqitje të tillë, pasi doja të vërtetoja është fakti se në shumë vende të kësaj bote (kryeqytete të Evropës, qytetet porte, qytetet amerikane, etj.), njerëz me besime të ndryshme fetare dhe me kultura të ndryshme, bashkëjetojnë në harmoni me njëri-tjetrin.  Shmitt shkruan se ishte e rëndësishme të jepja një mesazh vëllazërimi dhe paqeje. U ndjeva krenar kur mësova se në Izrael, arabët, hebrenjtë dhe të krishterët e mbështetnin përdorimin e "Zotit Ibrahim dhe lulet e Kuranit", si mënyrë për përhapjen e shpresës. Elementi provokues në vepër ishte paraqitja e fesë islame në një dritë pozitive, në këto kohë kur kësaj feje i bashkëngjiten vetëm të këqija, shkruan Shmitt. Aktori Mirush Kabashi,i cili ka sjellë në skenë shqiptare dy monodrama me mesazhe të vlerave njerëzore është një merë i njohur i skenës dhe filmit shqiptar. Ai i ka kryer studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku është diplomuar si aktor në Degën Dramaturgjike më 1970. Veprimtaria e tij e gjatë artistike përfshin: në teatër, rreth 100 role; në kinematografi, mbi 20 personazhe, më shumë se gjysma e të cilëve protagonistë; në televizion, dhjetëra programe, koncerte e filma televizivë; ndërsa, si recitues, ai është ngjitur në dhjetëra e dhjetëra skena në qytete e shtete të ndryshme të Evropës, të Amerikës e më gjerë.  Mirush Kabashi është vlerësuar dy herë si "Aktori më i mirë", në Festivalin Kombëtar Teatror 1990 dhe në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të Aktrimit 2002. Ai është nderuar gjithashtu me disa medalje për interpretim karakteresh në Festivalin Kombëtar të Filmit Shqiptar.  Kryeroli i tij në teatër është pa dyshim Sokrati. Mirush Kabashi mban dy tituj të lartë të akorduar nga Presidenti i Republikës, "Artist i Merituar" (1983) dhe "Mjeshtër i Madh i Skenës" (1998).

********************************
Kush është Eric-Emmanuel Schmitt?

Ka lindur më 28 mars 1960 në Sainte-Foy-les-Lyon. Në vitet 1980-1985, ka kryer studimet e larta në Ecole normale superieure në Paris , ku ka marrë dhe gradën "doktor në filozofi". Më pas, për tre vjet, ka dhënë mësim në Universitetin e Chambery . Karriera e tij si shkrimtar nisi në fillim të viteve '90 me pjesën teatrale "Don Zhuani në gjyq". Më vonë, veprat e tjera dramaturgjike si "Variacione enigmatike", "I shthururi", "Milarepa" e "Frederiku ose bulevardi i krimit" do të dëshmonin se dramaturgjia është arma më e fuqishme letrare e krijimtarisë së tij. Dhe këtë konstatim do ta afirmonte përfundimisht drama "Vizitori", e cila u vlerësua në vitin 1994 me tri çmime "Molier". Në vitin 2001, Eric-Emmanuel Schmitt u nderua me çmimin e Madh të Teatrit, të akorduar nga Akademia Franceze. Përveç dramave ai ka shkruar dhe disa romane si "Sekti i egoistëve", "Ungjilli sipas Pilatit", "Oskari dhe zonja rozë" dhe "Jeta ime me Moxartin". I shkruar si një rrëfenjë shoqërore që dëshmon respektin e dobësinë e Schmitt-it për kulturën orientale, "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" shpejt do të kthehej në sinonim dhe vetë emrin e këtij autori të madh, mosha e re e të cilit përbën një garanci më shumë se letërsia franceze do t'i dhurojë botës letrare një tjetër vigan të pavdekshëm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›