“Intensifikoni luftën kundër korrupsionit”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informimit, e përuruar dje, do të koordinojë pagesën elektronike të taksave, regjistrimin elektronik të bizneseve dhe prokurimin elektronik të tenderave
Ndërkombëtarët përsërisin thirrjet e tyre për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit. Në ditën e përurimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informimit, e cila do të koordinojë pagesën elektronike të taksave, regjistrimin elektronik të bizneseve dhe prokurimin elektronik të tenderave, administratorja e USAID-it, Henrietta Fore, dhe kryeministri Sali Berisha thanë se ky ishte një hap tjetër që ndihmon vendin për një qeverisje më të mirë nëpërmjet zhvillimit të teknologjisë së informacionit. “Nëse ajo kombinohet me politika të qarta që zbatohen nga nëpunësit e kualifikuar publikë në institucione të mirëstrukturuara, ajo mund të rrisë transparencën dhe eficensën e qeverisë dhe të reduktojë korrupsionin”, - u shpreh Fore. Por zyrtarja amerikane shfrytëzoi këtë rast për të thënë gjithashtu se qeveria amerikane pret më shumë veprim nga qeveria dhe gjyqësori në luftën kundër korrupsionit.
Kërkesa
“Duhet të intensifikohen përpjekjet aktive të qeverisë kundër korrupsionit, veçanërisht ato përpjekje që lidhen me imunitetin dhe sanksionet më të ashpra kundër shkelësve të ligjit, të shoqëruar me gjykime dhe dënime të drejta dhe jopolitike”, - u shpreh Fore. Ashtu si ambasadori Uidhers pak kohë më parë, zonja Fore kërkoi angazhimin e publikut në betejën me të korruptuarit. “Është gjithashtu e rëndësishme të risjell në vëmendje deklaratën e ambasadorit Uidhers, dy javë më parë, për të theksuar përgjegjësinë e shqiptarëve për të kërkuar dhënien fund të korrupsionit”, - deklaroi Fore. Por ndërsa i kërkoi qeverisë të demonstrojë angazhim në zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe Reformës Zgjedhore, administratorja e USAID-it nuk la jashtë vëmendjes edhe gjyqësorin. Duke firmosur një memorandum mirëkuptimi me Gjykatën e Apelit të Tiranës, zonja Fore iu referua sondazhit të dy javëve më parë, sipas të cilit shumica dërrmuese e shqiptarëve tregonin se nuk kanë besim tek drejtësia. Sipas saj, ky verdikt duhet të ndryshojë ndërkohë që me afrimin e perspektivës së anëtarësimit në NATO, Shqipëria ka një shans të madh jo vetëm për të treguar seriozitet në Reformën në Drejtësi, por edhe seriozitet për të rikthyer besimin e publikut tek gjykatat. Ndërkohë kreu i Qeverisë, Sali Berisha, konfirmoi gjatë kësaj ceremonie se Qeveria është e vendosur të bëjë çdo përpjekje për të sjellë Shqipërinë në moshën dixhitale, si një kusht vendimtar për t u shkëputur sa më shpejtë nga e shkuara dhe për t u ofruar qytetarëve shqiptarë shërbimet më të mira dhe më të lira. “Qeveria nuk do të kursejë asnjë përpjekje për ta shtrirë moshën dixhitale në të gjitha fushat. Në këtë kontekst AKSHI ka një rol përcaktues. Ajo është jo vetëm hartuesja e strategjisë kombëtare, por është dhe koordinatorja e shërbimeve të qeverisjes elektronike dhe hartuesja e të gjitha ligjeve dhe vendimeve të rendësishme, të domosdoshme për funksionimin e moshës dixhitale”, - tha Kryeministri. Sipas tij, kjo agjenci është përgjegjëse për standardet dixhitale të detyrueshme për prokurimin dhe ndërtimin e sistemeve kompjuterike dhe shërbimeve elektronike. Zyrat e agjencisë, të rinovuara me fondet e SHBA-së, ofrojnë një mjedis pune të standardeve të larta që ruan të dhënat private, dhe rrisin në maksimum lehtësinë e shkëmbimit të informacionit mes agjencive qeveritare.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008