“Reformat gëzojnë konsensusin pozitë-opozitë”
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvilloi dje një takim me administratoren e Përgjithshme të USAID-it, Henrieta Fore. Kreu i Shtetit vlerësoi në takim se reformat janë ndërmarrë me konsensus të gjerë politik pozitë-opozitë si reforma në gjyqësor, ajo zgjedhore, reformat ekonomike dhe luftën pa kompromis kundër korrupsionit, duke pasur si synim përmbushjen e standardeve integruese për në familjen e madhe evropiane. Nga ana e saj, administratorja Henrieta Fore shprehu admirimin për sukseset e arritura nga Shqipëria në drejtim të zbatimit të reformave të rëndësishme, luftën kundër korrupsionit dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. Fore vlerësoi bashkëpunimin e USAID-it me vendin tonë dhe autoritetet shqiptare duke nënvizuar faktin se ky bashkëpunim do të zgjerohet edhe më tej nëpërmjet projekteve të ardhshme të zhvillimit si iniciativa e partneritetit mes sektorit privat dhe publik dhe projekti i ardhshëm në sektorin e shëndetësisë.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008