Libri “Stinë e vonuar”, një qasje për njeriun dhe lirinë e tij
Autori i Lajmit: red.
Vepra “Stinë e vonuar” e Mehmet Bislimit, i cili doli në shitje ditëve të fundit, është një libër poetik që ka për subjekt njeriun e thjeshtë dhe në thjeshtësinë e saj poezia e tij për motiv qendror ka dhembjen për popullin, urrejtjen e madhe kundër pushtuesit dhe shpresën për liri. Kadri Rexha, redaktor i librit, shkruan se poezia e Bislimit ka për subjekt njeriun e thjeshtë dhe në thjeshtësinë e saj poezia e tij për motiv qendror ka dhembjen për popullin, urrejtjen e madhe kundër pushtuesit dhe shpresën për liri. Rexha vlerëson se poezia e Bislimit është një poezi e natyrshme, e thjeshtë emocionuese dhe plot me ndjenja, e cila për subjekt ka njeriun e thjeshtë dhe i drejtohet pikërisht njeriut të thjeshtë. Poezia e Bislimit për motiv qendror ka dhembjen e thellë për popullin, urrejtjen e madhe kundër pushtuesit dhe shërbëtorëve të tij, si dhe shpresën e sigurt për të ardhmen e ndritshme në liri. Karakteristikë të poezisë së Bislimit, Rexha cilëson qartësinë, mendimin e thellë, shprehjen metaforike, dendësinë dhe përgjithësimin.
Temat e trajtuara në libër
Vepra poetike “Stinë e vonuar” spikat tema nga më të ndryshmet. Poezia “Stinë e vonuar”, të cilin titull e mban edhe libri poetik, bën fjalë për një stinë të vonuar, të cilën autori e paraqet të zymtë, e cila sipas tij, edhe kësaj radhe e drodhi bishtin në kërkim të stacionit të fundit. Ai në këtë poezi shkruan edhe për muajin nëntor e deri në mars që edhe i quan stinë e reshjeve me gjak, pastaj ai vazhdon ta quajë këtë stinë si stinën më të keqe duke e përmendur në vargjet e fundit stinë e stërkequr, stinë e vonuar, stinë zvarrë hequr. Po ashtu, autori nuk anashkaloi pa shkruar edhe për personalitete politike dhe letrare siç është poezia “Përjetësi” që i kushtohet akademik Rexhep Qosjes, të cilin e quan plak mendjendritur, plak mendjehollë, plak zemër djalë, plak mjekërborë. Poeti di aq mirë të thurë vargje për Qosjen, duke e quajtur edhe tempull mijëvjeçar. Një poezi të tillë poeti ia kushton edhe Adem Demaçit me titull “Lavdi qiellit”. Ndoshta motivi kryesor që e ka frymëzuar autorin të shkruajë për këta dy është se që të dy i takojnë një viti të madh të lindjes vitit 1936. Vepra poetike “Stinë e vonuar” e autorit Mehmet Bislimi përbëhet nga njëmbëdhjetë cikle dhe përafërsisht 140 poezi, i cili tashmë gjendet në duart e lexuesit, i cili do të japë fjalën përfundimtare për vlerat poetike të këtij libri.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008