E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me Riberyn, gjithçka OK

Arjen Robben thotë se dëshiron të vazhdojë të luajë me Frank Riberyn për t’u zbavitur ende, pas përleshjes në mes të dy futbollistëve të ndodhur në muajin prill të këtij viti, gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

“Tashmë gjithçka është sqaruar. Do të rikthehemi të luajmë pa menduar për të kaluarën. Do ta kem sërish kënaqësinë të luaj me të”, ka thënë mesfushori holandez.

Një diskutim i ashpër i kishte prishur raportet në mes të dy futbollistëve, pas pjesës së parë në ndeshjen e kthimit me ekipin madrilen. Robben kishte pësuar lëndim në fytyrë nga sulmi i mesfushorit francez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›