Inter, Lorent Blank pasardhës i Murinjos
Marrëdhënia ndërmjet Masimo Moratit dhe Zhoze Murinjos është në pikën kritike. Gjithçka që ka ndodhur gjatë këtyre ditëve në radhët e Interit ka ngritur hipoteza se në fund të sezonit palët do të ndahen me konsensus. Nëse njëshi zikaltër do ta shkarkojë teknikun luzitan, duhet t‘i paguajë 7,5 milionë euro, ndërsa Murinjo ka mundësi ta prishë kontratën, falë një klauzole në akordin që skadon në vitin 2012. Morati ka "prenotuar" Lorent Blank, trajnerin që i dhuroi titullin Bordosë në Francë dhe e kualifikoi skuadrën në 1/8 e Champions-it. Blank shihet si pasardhësi i Murinjos, sepse është treguar i aftë në stol dhe Bordoja e tij po praktikon një futboll mjaft tërheqës.