E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mercedes, 7 milionë euro për Shumaher

Mercedes do t‘i ofrojë Mikael Shumaherit 7 milionë euro që të rikthehet në Formula 1, si pilot i skuadrës së re të prodhuesit gjerman të automobilave. Lajmi është publikuar nga tabloidi "Bild", i cili theksonte se oferta do t‘i paraqitet shtatë herë kampionit të botës nga padroni i skuderisë "Mercedes Grand Prix", Norbert Haug. Ky i fundit po kërkon prej kohësh një tjetër pilot, i cili do të garojë përkrah 24-vjeçarit Niko Rosberg. Spekulimet për rikthimin e Shumaher në pistë qarkullojnë prej kohësh, pavarësisht se një zëdhënës i "Mercedes"-it, e cila bleu skuadrën BraunGP, e kishte cilësuar si "thuajse të pamundur" një vendim të tillë nga ish-piloti gjerman.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›