E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëllezërit Toure mungojnë kundër Man Utd-it

Selektori i Bregut të Fildishtë, Francois Zahoui ka refuzuar kërkesën e Manchester Cityt për aktivizimin e Yaya Toures dhe Kolo Toures në derbin e qytetit kundër Manchester Unitedit në FA Cup të dielën.

“Klubet i dinë rregullat”, tha Zahoui për BBC Africa. “Pres që ata (vëllezërit Toure) të vijnë në afatin e caktuar nga FIFA”, shtoi ai.

Sipas rregullave të FIFA-s, futbollistët mund të ftohen deri në dy javë para fillimit të Kupës së Afrikës më 21 janar. City kishte shpresuar se vëllezërit Toure do të mund të luanin kundër Manchester Unitedit para se t’i bashkohen kampit stërvitor të Bregut të Fildishtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›