E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasoulides optimist për kapërcimin e ngërçit politik

STRASBURG- Nënkryetarit të Grupit Parlamentar Kristiandemokrat në Parlamentin Evropian, Ioannis Kasoulides shprehet optimist se kryeministri Sali Berisha dhe kryetarit të PS-së Edi Rama “po kërkojnë një zgjidhje dhe prandaj një zgjidhje mund të arrihet.”

I pranishëm në tryezën e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në në Strasburg, Ioannis Kasoulides ka deklaruar për BBC-në pas takimit se kryeministri Sali Berisha, dhe kreu i Partisë Socialiste të opozitës Edi Rama kanë dy ose tre javë kohë për të arritur një marrëveshje për të kapërcyer ngërçin politik.
Takimi u organizua me nismën e dy grupeve më të mëdha në Parlamentin Evropian, Partia Popullore Evropiane dhe grupeve Socialiste e Demokrate për të diskutuar lidhur me mënyrat për të dalë nga gjendja e tanishme e ngërçit politik dhe nga kriza politike me të cilën përballet Shqipëria.

Dy kryetarët e grupeve presidenti (Joseph) Daul dhe presidenti (Martin) Schulz kishin ftuar kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha dhe udhëheqësin e opozitës Edi Rama për të ardhur në Strasburg, “në një vend simbolik, kryeqyteti i Evropës, dhe qyteti i pajtimit në Evropë”, sic e cilësoi Kasoulides .

“Janë dikutuar të gjitha çështjet që lidhen me këtë gjendje. Pas një shqyrtimi të plotë mund të them se është bërë përparim, gjë që na bën ne të jemi optimistë se kur udhëheqësit të takohen përsëri, siç u vendos, brenda dy ose tre javësh, ne shpresojmë se do të kemi një marrëveshje.”- tha zoti Kasoulides në një intervistë për BBC pas takimit.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar Kristiandemokrat në PE nuk pranoi të hynte në hollësi të ideve që ishin vendosur në tryezë por sqaroi se mbi tryezë janë hedhur ide të cilat do të cojnë drejt një sistemi parlamentar që punon në mënyrën evropiane të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve “dhe unë mendoj se mbrëmë në këtë mënyrë u veprua dhe kjo është rruga përpara”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›