E Diel, 1 Nëntor 2026

K. Ronaldo, 100 milionë euro siguracion shëndetësor

Minutat e fundit të miqësores Real Madrid-Juventus (e fituar 2-1 nga italianët): Grigera ndërhyn keq ndaj Kristiano Ronaldos, gjuri i të cilit përkulet. Dhimbja ishte e madhe, ndërsa në tribuna të gjithë kanë përjetuar momente ankthi. Megjithatë, lojtari që kushtoi 94 milionë euro ngrihet dhe përfundon ndeshjen. Ata sekonda frike e bindën Florentino Perezin që të sigurojë këmbët e yllit portugez. Shifra e siguracionit shëndetësor është më e lartë se ajo që spanjollët paguan për ta blerë mesfushorin nga Mançester Junajtid: plot 100 milionë euro në rast se Ronaldo nuk luan, ose dëmtimi është shumë i gjatë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›