E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pires e këshilloi Wengerin të transferojë Cazorlën

Ish mesfushori i Arsenalit, Robert Pires ka lavdëruar përforcimin e ri Santi Cazorla dhe tregoi se luajti rol të rëndësishëm duke bindur menaxherin Arsene Wenger të transferojë mesfushorin spanjoll.

Pires kishte luajtur me Cazorlën në Villarreal para largimit nga klubi më 2010 dhe Cazorla iu bashkua Arsenalit verën e shkuar për rreth 15 milionë funte. 26 vjeçari ka bërë fillim të ndritur të karrierës së tij me gjigantin londinez, por kjo nuk e befason Piresin.

“Cazorla është futbollist i mirë. E kam vërejtur menjëherë pasi e kam parë duke luajtur në Villarreal, kurse sot jam i lumtur që është anëtar i Arsenalit. Disa gazetarë spanjollë më pyetën se kush është futbollisti që të pëlqen më së tepërmi? Përgjigja ime ishte Santi Cazorla. Ka dy vite që ia kam thënë këtë edhe trajnerit Wenger. Isha i sigurt se ai do të përshtatej mirë në Arsenal”, deklaroi Pires për Zone Mixte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›