E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter gjobit Sneijderin

Postimi në rrjetin social Twitter nga Wesley Sneijder, ku tregoi paraprakisht se nuk është ftuar për ndeshjen kundër Neftchi në Europa League të enjten, ka hidhëruar krerët e Interit, që kanë gjobitur holandezin me 10 mijë euro.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport, që po ashtu shtoi se tashmë është e sigurt se e ardhmja e Sneijderit është larg Giuseppe Meazzas.

Futbollisti dhe klubi nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës së tij, andaj ish ylli i Real Madridit pritet të braktisë Nerazzurrët gjatë afatit kalimtar të janarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›