E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter i fortë edhe pa Eto’on

Nga Express më 20 gusht 2011 në ora 21:00

Trajneri i Interit Gian Piero Gasperini beson se skuadra e tij do të jetë e fortë edhe në rast të largimit të sulmuesit Samuel Eto’o i cili është në bisedime për transferim në klubin rus, Anzhi Makhachkala.

Negociatat mes klubeve kanë vazhduar edhe të premten ndërsa menaxheri i FIFA-s dhe ndërmjetësuesi Peppino Tirri konfirmoi se “një ofertë e përmirësuar mund të paraqitet para të hënës”.

Thuhet se Anzhi ka ofruar 25 milionë euro ndërsa Inter kërkon më së paku 28.

“Nuk ka konfuzion në Inter” tha trajneri Gasperini për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

“Gjërat kanë qenë të qarta nga fillimi. Mediet kanë folur për Eto’on dhe Sneijderin për 40 ditë, duke komentuar atë që mundet ose nuk mundet të ndodh në afatin kalimtar. Ju them se i konsideroj ata të dy futbollistë të shkëlqyeshëm por baza e ekipe duhet të jetë e fuqishme. Sigurisht se do të jem i dëshpëruar të humbi Eto’on, ai është futbollist i madh por Inter do të jetë i fortë, me ose pa të” shtoi ish strategu i Genoas.

Gasperini theksoi se mund të aktivizon Sneijderin në rolin e tij të zakonshëm prapa sulmuesve. “Roli i Sneijderit varet nga 15 ditët e ardhshme të afatit kalimtar” përfundoi Gasperini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›