Kewell në Melbourne Victory

Nga Express më 20 gusht 2011 në ora 15:15
Mesfushori Harry Kewell do të luan në Australi pas transferimit në Melbourne Victory.
Kewell 32 vjeq nënshkroi kontratë trevjeçare me klubin nga A-League duke braktisur Galatasarayn pas tre sezoneve në Turqi.
“Gjithmonë ka qenë ambicie e imja të luaj në vendlindje dhe jam i lumtur me mundësinë e paraqitjes për Melbourne Victory” tha Kewell.
Reprezentuesi australian ka bërë 54 paraqitje për ekipin Kombëtar dhe shënoi 16 gola.
Ai u largua nga qyteti i lindjes Sydney më 1995 si tinejxher dhe erdhi për të luajtur në Angli te Leeds para kalimit në Liverpool.