Greva kampionati spanjoll i futbollit nuk do nise sot sipas planifikimit

Futbolli spanjoll nuk i shpëtoi dot grevës. Të paktën jo kategoria e parë, pra Primera Division. Sindikata e futbollistëve dhe liga e futbollit që përfaqëson klubet nuk ranë dakord mes tyre për shumën prej 50 milionë eurosh që nuk u është dhënë rreth 200 profesionistëve, ndërsa lojtarët me paga të prapambetura janë plot 1000.
Liga e Futbollit doli me një komunikatë ku thuhej se të dyja palët kanë sqaruar pozicionet e tyre dhe kanë rënë dakord që të takohen sipas datave të përcaktuara që më parë. Një takim do të zhvillohet sot dhe një tjetër pritet të zhvillohet të hënën.
Sindikata e Futbollit kërkon 50 milionë euro që klubet i kanë borxh rreth 200 futbollistëve, ndërsa lojtarët me probleme për shkak të krizës së klubeve arrijnë në 1000.
Pritej që java e parë e La Ligës të niste sot me ndeshjet Espanjol-Granada dhe Levante-Saragoza në orën 18:00, ndërsa dy gjigandët, Barcelona e Real Madrid priteshin të luanin të dielën pasdite dhe në mbrëmje.