E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampioni olimpik dhe boteror Usain Bolt ka qene ne Korene e Jugut

Kampioni olimpik dhe botëror, Usain Bolt nga Xhamajka, ka qenë në Korenë e Jugut, ku është takuar me tifozët vendas në prag të kampionatit botëror të atletikës.

24-vjeçari, i cili mban rekordin në 100 dhe 200 metra, do të marrë pjesë në veprimtarinë që nis më 27 kusht në Daegu, rreth 300 kilometra në jug të Seulit.

Në një eveniment të organizuar nga sponsorët, Bolt iu përgjigj pyetjeve të atyre që do të jenë vullnetar gjatë botërorit.

“Është gjithmonë e këndshme të ndodhesh këtu. Që kur kam ardhur në Kore, kam pasur shumë mbështetje. Njerëzit vijnë për të më takuar dhe është kënaqësi të ndjesh një famë të tillë,” – deklaroi Bolt, njeriu më I shpejtë I planetit. Kjo është vizita e dytë e Boltit në Daegu. Ai do të mbrojë titujt në 100 dhe 200 metra

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›