E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Do rrisim kredinë për biznesin

Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti ka premtuar shumëfishim të nivelit të kredisë së butë në favor të biznesit vendas. Gjatë një dalje para mediave, ministri Prifti deklaroi se nga 5 milion euro që ishte programi italo-shqiptar për linjën e kredisë së butë për ndërmarrjet e vogla e të mesme, vitin e ardhshëm kjo shumë do të shkojë në 10 milion euro. Përveç kësaj, numri një i ekonomisë shtoi se po negociohet me Bankën Europiane të investimeve për të injektuar në formën e kredisë së butë 50 milionë euro të tjera.
Një ditë më parë ministri Prifti së bashku me ambasadorin italian në vendin tonë Saba D’Elia panë nga afër konkretizimin e programit Italo-Shqiptar për kredinë e butë. Ata vizituan 3 kompani në Lushnje e Fier të cilat janë përfituese të kredive nga 170 mijë deri në 500 mijë euro, kompani që operojnë në sektorin agroushqimor dhe atë të përpunimit të mermer-granitit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›