Hitzfeld thërret Shaqirin

"…Shaqiri e ka shfrytëzuar shumë mirë rastin. Ai ka vetëbesim dhe ka dëshmuar se ka shumë forcë dhe vitalitet.…"
Paraqitjet e mira në fanellën e Baselit, në elitën e futbollit zviceran, e kanë shpërblyer Xherdan Shaqirin me një ftesë nga selektori i përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld.
Trajneri me prejardhje gjermane ka vendosur që talentin kosovar ta ftojë në Kombëtaren A të helvetikëve për ndeshjen miqësore kundër përfaqësueses së Uruguait, që do të zhvillohet më 3 mars.
18 vjeçarit këtë lajm ia ka kumtuar trajneri i Baselit, Thorsten Fink. Mirëpo, Shaqiri në fillim kishte menduar se kjo ishte thjesht shaka, pasi as që kishte menduar se mund të ftohet në Kombëtaren A.
“Nuk e kam pritur se do të ftohem nga Ottmar Hitzfeld. Unë nuk kamë folur fare me të, por trajneri im Thorsten Fink më ka treguar se jam i ftuar në Kombëtaren A të Zvicrës” , ka thënë Shaqiri për Express.
“Kur mora këtë lajm, në fillim mendova se Fink po bën shaka, mirëpo ai ishte serioz. Ndërsa sot (të premten) e vërtetova se jam i ftuar nga Hitzfeld”, shtoi mesfushori i ekipit zviceran Basel.
Shaqiri i cili ka luajtur edhe për përfaqësuesen U19 dhe U21 të Zvicrës, pas publikimi të listës nga Hitzfeld, ka marrë shumë mesazhe urimi në telefon për përfshirjen në përfaqësuesen helvetike.
“Jam shumë i lumtur që jam ftuar nga përfaqësuesja e Zvicrës për ndeshjen kundër Uruguait, pasi një gjë të tillë as që e kam pritur”, deklaroi mesfushori me prejardhje nga qyteti i Gjilanit.
Në anën tjetër, Shaqiri është treguar shumë modest rreth mundësisë së përfshirjes së tij në Kombëtaren A, të Zvicrës për kampionatin botëror, Afrika e Jugut 2010.
“Mendoj se Hitzfeld më ka ftuar që të njoftohemi dhe të më sheh nga afër. Unë do ta japi më të mirën dhe do t’i shfaqi vlerat e mia”, thotë Shaqiri i cili beson se paraqitjet e mira me Baselin kanë bërë që ai të ftohet nga helvetikët.
Xherdan Shaqiri këtë sezon ka debutuar në elitën e futbollist zviceran me skuadrën e Baselit. Ai ka shkëlqyer me klubin nga stadiumi ‘St. Jakob-Park’, derisa ka zhvilluar 18 ndeshje dhe ka realizuar një gol.
Hitzfeld lavdëron Shaqirin
Pasi ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Uruguait, selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka lavdëruar talentin kosovar, Xherdan Shaqiri.
“Shaqiri e ka shfrytëzuar shumë mirë rastin. Ai ka vetëbesim dhe ka dëshmuar se ka shumë forcë dhe vitalitet. Ndeshja me Uruguain është rasti i duhur për mua që t’i njoh këta futbollistë”, deklaroi gjermani për ueb faqen zyrtare të Federatës së Futbollit zviceran.
Ftohen edhe Bunjaku e Behrami
Për ndeshjen miqësore kundër Uruguait, Ottmar Hitzfeld, përveç Shaqirit, ka ftuar edhe dy kosovarë: mesfushorin e West Hamit, Valon Behrami dhe sulmuesin e Nurnbergut Albert Bunjaku.
Valon Behrami është i padiskutueshëm në ekipin helvetik, derisa Albert Bunjkau me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme në Bundesliga është duke e bindur Hitzfeldin se meriton të jetë pjesë e Zvicrës edhe në Kampionatin botëror.
Ish trajneri i gjigantit gjerman Bayern Munchen, nga kolonia shqiptare nuk ka mundur të llogaritë në Blerim Xhemajlin, i cili ka lënduar gjurin e majtë në ndeshjen Palermo – Parma.