E Diel, 1 Nëntor 2026

Inter shkarkon Gasperinin

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 12:44

Gian Piero Gasperini është shkarkuar nga posti i trajnerit të Interit ka njoftuar gjiganti milanez të mërkurën nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit.

Gasperini ka bërë fillim katastrofal të karrierës së tij në drejtim të Nerazzurrëve duke pësuar katër humbje nga pesë ndeshjet nën udhëheqje të skuadrës.

Kulmi erdhi të martën mbrëma kur Inter u mposht 3-1 në udhëtim nga skuadra e promovuar në Serie A, Novara. Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka thënë se ende nuk ka caktuar zëvendësuesin ndërsa stërvitjen e së mërkurës në Appiano Gentile e udhëhoqi asistenti Beppe Baresi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›