Reali, grup i banditëve

Jose Mourinho ka akuzuar mediet për kritika të paarsyeshme ndaj Real Madridit për kacafytje.
Strategu portugez është ende i hidhëruar pas humbjes së papritur me rezultat 1-0 nga Levante të dielën në La Liga ku Sami Khedira u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë pas shtyrjes së një futbollisti kundërshtar pas një kacafytjeje fillestare të nisur nga sulmuesi Angel Di Maria.
Reali është kritikuar nga mediet për kacafytjen por Mourinho mendon se kjo është e panevojshme duke llogaritur reagimin ndaj një incidenti të ngjashëm kur Spanja u takua me Kilin në një ndeshje miqësore muajin e kaluar.
“Nuk e di nëse ajo që bëri Khedira mund të quhet kacafytje. Për mua nuk ishte e tillë. Kacafytja ndodhi mes Spanjës dhe Kilit dhe ju thatë se ishte spetakolare, e pabesueshme meqë tregoi shpirtin e ekipit dhe karakterin ku futbollistët ishin si vëllezër. Real Madridi e bënë të njëjtën gjë, mirë, ne jemi një grup i banditëve” tha Mourinho.