Për Balotelin ofrohet huazimi i Robinjos
Man. Siti
Për të afruar Mario Balotelin, Mançester Siti mendon të shfrytëzojë kartën Robinjo. Në Milano ka zbarkuar menaxheri i lojtarit brazilian, i cili synon të hedhë bazat e një negociate me Interin. Robinjo i plotëson karakteristikat e lojtarit që kërkon Rafa Benitez: luan si sulmues krahu, e për më tepër zotëron pasaportën spanjolle. Drejtuesit e Sitit, që duhet t’i shtojnë ofertës së tyre edhe 4 milionë euro për Balotelin, janë të gatshëm ta huazojnë Robinjon në Serinë A (me zikaltërit do të paguajnë rrogën e sulmuesit).
#