E Diel, 1 Nëntor 2026

Balotelli te Man. Siti, Morati: Ska marrëveshje

Baloteli te Mançester Siti, Morati: Ende nuk ka marrëveshje. "Për Balotelin tek Mançester Siti mungon ende akordi me klubin. Do të flasim përsëri të hënën”. Kështu është shprehur Masimo Morati. Presidenti i Interit ka shpjeguar se vazhdon ende të jetë e hapur çështja e transferimit të të riut të talentuar për tek klubi anglez, por tani për tani nuk ka asgjë konkrete. Për momentin një çështje e tillë duket se ka shumë shanse të mbarojë me “Happy end”, por që kjo të ndodhë, të dyja palët duhet negociojnë për pozicionet e tyre, që sot ndahen nga 5 milionë euro.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›