E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sesk Fabregas nuk largohet nga Arsenali

Arsen Venger

Arsen Venger beson ende se Sesk Fabregas do të qëndrojë tek Arsenali dhe se do të jetë kapiten i skuadrës në sezonin e ri sportiv. Barcelona shfaqi hapur tentativën për të rikthyer Fabregasin në klub. Pavarësisht zhurmës në rritje, që vjen nga “Camp Nou”, Venger vazhdon të insistojë se Fabregas do të qëndrojë në Londër. Tekniku sqaroi për median se ka realizuar një bisedë me lojtarin dhe insistoi se “Fabregas do të jetë kapiteni në sezonin e ardhshëm, ne duam ta mbajmë”. Venger beson se pavarësisht spekulimeve të kësaj vere, asgjë nuk ka ndryshuar.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›