E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, mbështetje qeverisë e KESH

 ADI SHKEMBIKuvendi vlerëson punën e Qeverisë për përballimin e situatës në veri të vendit për përmbytjet në Shkodër. Në një rezolutë të miratuar pas pesë orë punimesh, ku raportuan anëtarët e Qeverisë dhe deputetët e maxhorancës, thuhet se "pasi u njoh në detaje me: fatkeqësinë e rëndë natyrore dhe gjendjen e emergjencës së krijuar prej saj të ditëve të fundvitit 2009 dhe ditëve të para të vitit 2010; masat e marra dhe përpjekjet e bëra nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, strukturat ekzekutive dhe ato të pushtetit vendor të Qarkut Shkodër për përballimin e përmbytjes dhe normalizimin e situatës; menaxhimin profesional dhe të përkushtuar të situatës hidrike në kaskadën e Drinit nga ana e strukturave të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare". Rezoluta e cila i kërkon qeverisë të angazhojë burimet e saj për tejkalimin e situatës, u miratua me 71 vota pro. BerishaKryeministri Berisha vlerësoi punën e bërë në përballimin e situatës, duke garantuar dëmshpërblim për të gjitha dëmet e shkaktuara. "Përllogaritja e dëmit është një imperativ madhor. Unë dua të garantoj qytetarët e Shkodrës se qeveria do të qëndrojë plotësisht në zhdëmtimin e plotë të të gjithë dëmeve të krijuara nga përmbytja, në përputhje të plotë me ligjin e digave. Në këtë situatë jo të thjeshtë, Komiteti Ndërministror ka marrë përsipër që të bëjë disponibël të gjitha fotot satelitore të zonave të përmbytjes, në mënyrë që të bëhet vlerësimi më i ndershëm dhe në interes të qytetarëve", theksoi kreu i Qeverisë. Në të njëjtën kohë, nga foltorja e Kuvendit, kryeministri akuzoi kreun e opozitës për qëndrimin e mbajtur. Sipas tij, keqardhja e kreut të opozitës është për faktin se për këtë fatkeqësi nuk pati viktima. "është bërë përpjekja më e madhe që qytetarët të bindeshin për evakuimin. Përpjekje më e madhe që shtabet e emergjencave të realizonin evakuimin, ndonëse një zë i thatë që klith sot, kur sheh retrospektivisht sheh se sot nuk ka asnjë viktimë. Qan me lot nga brenda se kjo nuk ndodhi. Nuk kam se si t'i kuptoj ndryshe disa qëndrime në të cilat e bardha quhet e zezë, dhe e zeza e bardhë. Me të cilat përpiqen me çdo kusht të shpifin të trillojnë, duke bërë me faj për shprehjen dhe budallain", theksoi më tej kreu i ekzekutivit.  Rama"Gërdeci i ujit", tragjedia e 3-të e Qeverisë. Menjëherë pas fjalës në Kuvend të Kryeministrit Berisha, kreu i PS-së, Edi Rama e cilësoi Qeverinë si shkaktare për tragjedi të përsëritura. Sipas tij, Shkodra nuk u përmbyt nga zoti, por nga robi, nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni. "Fatkeqësinë e mbytjes së Shkodrës, jo nga dora e Zotit, por nga dora e robit. Në vend të fakteve, vetëm gënjeshtra, në vend të provave, vetëm fletël-avdërime për një gjoja operacion të suksesshëm shpëtimi. Në vend të argumenteve, vetëm sajesa dhe më keq akoma, sulme ndaj opozitës", u shpreh Rama. Ndërsa e cilësoi përmbytjen e Shkodrës si "Gërdecin e ujit", kryesocialisti theksoi se kjo është tragjedia e tretë e shkaktuar nga qeveria brenda 20 muajve të fundit. "Vriten njerëz në Gërdec, qeveria thotë Gërdeci voton për ne. Shemben tunelet në Kalimash, s'ka gjë marrim të tjera borxhe nga xhepi juaj o shqiptarë. Zhyten nën ujë mijëra shtëpi, lemerisen mijëra njerëz dhe përsëri e njëjta gjë, zoti ju zhyt, Qeveria ju shpëton" u shpreh. Kryesocialisti theksoi se Qeveria nuk ka asnjë provë për të vërtetuar se fatkeqësia u shkaktua nga moti ndërsa shtoi se jo më larg se dje opozita publikoi fakte e detaje të lidhura me përgjegjësinë e Qeverisë në zhytjen e Shkodrës në ujë. "Ne jo më larg se dje kemi ekspozuar fakte konkrete, kemi dhënë prova të pakundërshtueshme, kemi bërë transparencë të detajuar të gjithë kësaj historie, që nuk është gjë tjetër veçse një tjetër kapitull i turpshëm i Berishës. Sot nuk dëgjuam asnjë fakt, përveç gënjeshtrave dhe përveç paradës së suksesit", u shpreh kryesocialisti. Rama solli sërish në vëmendje bindjen e opozitës për të vazhduar rrugën e protestave, duke ftuar të gjithë shqiptarët të mos lejojnë, siç tha ai, vijimin e zinxhirit të fatkeqësive të shkaktuar nga keqqeverisja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›